Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj

Akuzat e Berishës për bashkëpunimin me Ballën për ligjin e dosjeve, reagon Alibeaj: Shpifjet në gojën e tij, një refren i njohur në politikën shqiptare

31 Mars 2023, 17:12| Përditesimi: 31 Mars 2023, 17:27

  • Share

‘Referen i njohur në politikën shqiptare’ i ka cilësuar kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj akuzat e Sali Berishës i cili e akuzon kryedemokratin se po bashkëpunon me Taulant Ballën për ligjin e dosjeve dhe lustracionit.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Alibeaj i cilësoi shpifje akuzat e Berishës dhe tha se një gjuhë e tillë meriton përçmimin që shqiptarët po i japin politikës së vjetër. Ai tha se ligji i dosjeve është ajo çfarë shqetëson ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.

“Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët”-shkruan Alibeaj.

Mes të tjerash, ai tha se ligji për dosjet dhe lustracionin është domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare në mënyrë që të ndërtohet e ardhmja pa pengjet e të kaluarës së komunizmit.

“Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë”-përfundoi Alibeaj.

Deklaratën e Taulant Ballës për gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar me PD-në për nismën ligjore të lustracionit, Berisha e komentoi si një përpjekje për të hequr vëmendjen nga ligji që dorëzuan deputetët e Rithemelimit për lustracionin. Berisha tha se me këtë bashkëpunim, Alibeaj ishte i gatshëm të poshtërohej sa herë që Taulant Balla e kërkon.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?