Politikë

Rama hedh poshtë akuzat e Berishës për Agaçin: E 'shpalli në kërkim', shpifje nga këneta! Në Itali iu nënshtrua operacionit! Ka qenë në intubim, tani nën mbikëqyrjen e mjekëve

28 Shkurt, 12:19| Përditesimi: 28 Shkurt, 15:12

  • Share

TIRANË - Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë përballë akuzave mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engëll Agaçi, një ditë pasi në parlament Sali Berisha pretendoi se Agaçi ishte arratisur në Itali dhe SPAK i kishte sekuestruar laptopin. Rama sqaron se këto janë sajesa të 'bufit të kënetës', ndërsa Agaçi ndodhet në Itali për arsye shëndetësore, lajm i cili është raportuar edhe më herë nga Shqiptarja.com.

Sipas Ramës, Agaçi pati një bllokim të arterieve koronare dhe u operua në zemër. Gjithashtu, pati një dalje jashtë funksionit të mushkërive, për të cilën u fut në intubim. Ai vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për rikuperim të mushkërive.

Rama ashpërsoi gjuhën për ndaj kreytarit të PD Berisha dhe qëndrimin publik ndaj sekretarit të përgjithshëm edhe pse Kryeministria njoftoi shqetësimet shëndetësore të Engjëll Agaçit.

Është gjynah i madh dhe mëkat të votosh këtë kastë politike në 11 majit mbyll komunikimin e tij në rubrikën ‘Ç’kemi ndonjë të re’ kryeministri Rama.

Reagimi i Edi Ramës në rubrikën Çkemi ndonjë të re, lidhur me akuzat e Berishës ndaj Ëngjëll Agaçit:

"Dua të ndaj diçka revoltuese me ju. Këneta është përballë një thatësie të madhe dhe kjo është e qartë. Maji do jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës politike dhe mediatike e di këtë më mirë se sa kushdo tjetër. Mobilizimi i krijesave të saj që nga njerëzillëku dhe nga qytetaria janë njësoj se bretkosa, zhapikë, Salamandra, mushkonja, merimanga uji, kërmij kënete nuk ka për të ndryshuar asgjë në fatin e saj të shkruar.  Por ama llumi helmues i kënetës i asaj kënete që ka mbetur nga ajo që lindi si partia evropiane e shqiptarëve do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit dhe zhaurima histerike e atij kolektivi speciesh të ulëta politike dhe mediatike do të shqetësojë dynjanë me akuzat, shpifjet, sajesat dhe gënjeshtrat që i imagjinoni do të shkojnë në një nivel të ri.

Prej ditësh këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën e tij të mrekullueshme, familjen, të afërmit, miqtë e tij me ferman të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë një person në arrati nga drejtësia. Dhe me tamtamet e mushkonjave anofele të kënetës mediatike që hodhën helmin e zëvendësimit të tij, e dyndjes së hetuesve të SPAK në kryeministri, e marrjes së laptopit të sekretarit dhe e syrit që t’u dalë bashkë me Qimen e bufit. Ëngjëll Agaçi studio në Itali drejtësi, u bë pjesë e studiove më të njohura të avokatisë në Romë, ku punoi për shumë vite si një shqiptar dinjitoz për shumë vite.'

U kthye në Shqipëri me ftesën time për të shërbyer si këshilltar i përgjithshëm i këshilli të ministrave. Dhe i përket pa asnjë dyshim ajkës së juristëve shqiptarë, po njëkohësisht dhe majës së përkushtimit e profesionalizmit në shërbim të shtetit tonë. Për atë që përfaqëson është vlerësuar dhe me një medalje nderi nga presidenti i republikës italiane. Para disa kohësh u nis në Itali për disa arsye domethënëse shëndetësore. Kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes. Si pasojë e një bllokimi në arteriet koronare, për të cilën u operua në zemër dhe pas operacionit pati një ndalës dramatike pulmonare, me fjalë të tjera dalje të mushkërive nga funksioni. Gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së aparaturës së drejtuar. Pas një periudhe shumë të vështirë në reanimacion, ku mjekët italianë rezervoheshin të jepnin çfarëdolloj sigurie se ai do të dilte nga situata e rëndë ai vazhdon të jetë në mbikëqyrjen e tyre, për të rehabilituar mushkëritë e lënduara rëndë.

Është e hatashme që megjithëse kryeministria ka bërë një njoftim publik, mirë që ca Qimëra e ca jargë të bufit në pasqyrën mediatike të folesë së tij, po i sëmuri që po lufton me jetën andej është bërë mish për qoftet e klubeve të natës, ekran më ekran këtu, vetëm e vetëm se u fut në gojën e mendertë të bufit të kënetës. Një katran me bojë i mirënjohur dhe famëkeq si shpifaraku më i madh që ka lindur toka shqiptare. Dhe si shkelësi më brutal  në historinë e këtij vendi i çdo zakoni, çdo kanuni dhe i çdo norme njerëzore. Po mirë më mirë, dakord. Kurrë mos më dacin mua, kurrë mos e votofshin Partinë Socialiste ata që s’na duan dhe që veç të keqen do na marrin siç na e kanë marrë 9 herë resht me thënë të drejtën, po çfarë shqiptarësh janë. Ça qytetarësh janë? Ça njerëzish janë? Që akoma mbajën në jetën politike dhe publike të vendit, me mbështetjen dhe votat e tyre një karikaturë të njeriut, një përçudnim të shqiptarit, se për qytetarë nuk bëhet fare llaf ta llogarisësh atë mbret të llumit. Unë nuk e di, është e pabesueshme, që mes kënetës së bufit dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian të zgjedhësh dhe të brohorasësh kënetën. Gjynah i madh, mëkat", u shpreh Rama. 

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edvin: 28/02/2025 15:29

    Engjelli/Agaci Engjell apo djall puna ashte se sa ju hapen dosjet edhe ketij miut e kapi zemra,e zorra qorre,edhe mushkerit, se nuk ngihet me frym bosi i boseve

    Përgjigju
  • LYM KEPI: 28/02/2025 12:49

    PO MER RRENACAK PO

    Përgjigju
  • Angelo: 28/02/2025 12:28

    LAJME TE TJERA Rama: Mjekesia ishte katastrofe, sot s'ka nevoje per te ikur jashte!

    Përgjigju
    • agaci: 28/02/2025 13:05

      dhe ata qe i kane bere leket mire, vetem ata e kane mundesine.

  • O.DA: 28/02/2025 12:28

    Nese mjekesia eshte super e mire ketu dhe nuk kane nevoje njerezit te shkojne jasht, pse Z. Agaçi iku ne Itali?????

    Përgjigju
    • Gypi: 28/02/2025 14:56

      O Eri, të ka marrë mendë sheqeri. Agaçi kavalier, na dhjeve tu qesh. Ndonjë gomarier edhe pranohet.

    • Eri: 28/02/2025 13:29

      Engjell Agaci eshte shtetas italian dhe ne itali eshte i nderuar nga presidenti republikes me erdherin e kavalierit te larte.

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?