Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se procesi zgjedhor i 11 majit është një “farsë elektorale” e ndikuar thellësisht nga kartelet e drogës dhe krimi i organizuar.
Për gazetarin Poli Hoxha kjo deklaratë është pjesë e propagandës së Berishës dhe sipas tij Berisha do të marr shumë shpejt edhe përgjigjen për non gratën.
‘Deklarata e Berishës për kartelet është pjesë e propagandës, është ajo fija që sa vjen dhe i hollohet, me SHBA sikur e ka rregulluar, sikur po i shkel syrin ka hedhur ato paratë andej nja 6 milionë dollarë dhe kush e di edhe sa të tjera. Politikisht SHBA është më shumë mundësi ka që të shpall organizata terroriste PD dhe PS sesa të bëjë këtë akt pa ligj. Trumpi i shpalli organizatat terroriste. kjo është propagandë e tij, pret atë shkeljen e syrit nga SHBA, por do ti vijë përgjigjia edhe për non gratën', tha ai.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 11 majit/ Aulon Kalaja: Kam videot me numërimin e kutive, ka parregullësi! Peçi: Duhet rotacion politik! Sefa: Berisha nuk largohet nga PD edhe pas humbjes
S.B/E.H/ReportTv.al
