Politikë

Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte

7 Janar, 22:41| Përditesimi: 7 Janar, 22:46

  • Share

Një tjetër temë e emisionit të sotëm në ‘Repolitix” të Report TV kanë qenë akuzat e Sali Berishës ndaj deputetit socialist Pandeli Majko, se është përgjuar nga SHISH duke e implikuar në një bisedë aferë në tavolinë.

Të ftuarit ndanë mendime të ndryshme, teksa Majko sot pati edhe një takim me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, që të bëhet transparentë për rastin, duke kërkuar informacione nga SHISH.

Ish-deputeti Halit Valteri u shpreh se Berisha nuk duhej marrë seriozisht dhe se kryesisht krijon sajesa sësa të vërteta.

“Mos e merrni seriozisht Sali Berishën. Unë për vete nuk e marr seziozisht. Më kujtohet periudha kur i shkruanin te qytetari Dixhital për çdo gjë dhe dilte dhe fliste menjëherë, edhe kur ishin të rreme. Ashtu është Berisha, ata që i ka miq sot i bën armiq dhe sulmon nesër, sipas interesit. Edhe Majkon mund ta sulmojë sot dhe ta marrë në mbrojtje nesër”, tha ish-deputeti.

Kurse avokati Përparim Çaça shprehu mendimin se ai përgjim mund të ishte i vërtetë, por pa dijeninë dhe implikimin e Majkos siç pretendon Berisha. Për të, SHISH ka shpërdoruar detyrën.

“Ndoshta ai përgjim mund të ekzistojë. Sepse edhe Majko me shumë mundësi s’ka qenë në dijeni, sepse s’ka se si të ishte. Por s’e besoj që të jetë Majko i përfshirë direkt në blerje votash apo biseda. Por Majko mund të ketë qenë në tavolinë në bisedën që është bërë dhe përgjuar. Majko po tregon se nuk merret me këto gjëra dhe kërkon të marrë informacion zyrtar nga SHISH. Ky përgjim mund të jetë bërë për një person tjetër dhe jo për Majkon. Mund të ketë ndodhur në zgjedhjet lokale. Berisha thotë se ka një përgjim, pra e ka një indicie, por se kur është bërë atë e di vetëm SHISH. Në këtë moment s’është indicio për SPAK. Por nëse ekziston atëherë kjo duhet deklasifikuar”, u shpreh avokati.

Petraj ndërhyri duke shtuar se SHISH mund të ketë shpërdoruar detyrën nëse se ka protokolluar dhe ai mund të mos konsiderohet provë.

“Nëse është bërë nga SHISH dhe nuk është protokolluar, regjistruar dhe dokumentuar, nuk merret në cilësi prove, sepse nuk ekziston. Por SPAK mund të angazhohet”, u shpreh avokati.

Kurse juristi Leonard Karaj ndau mendimin se ai e ndjek me interes Berishën dhe ndryshe nga të tjerët e merr seriozisht.

“Edhe pse në fazën e përrallave, unë e marr seriozisht Berishën, ndryshe nga çfarë shprehen të pranishmit dhe Valteri. Berisha tregon se e ka një informacion për rastin e Majkos. Por në këtë rast shkelja besoj se është bërë nga ana e SHISH. Pra nëse është përgjuar një person dhe aty ka qenë një politikan dhe s’ështe referuar atëherë SHISH, ka kryer një shkelje. Duhet ta kishte referuar në SPAK. Problemi nuk është te Berisha dhe Majko tani, por te një institucion që ka shpërdoruar detyrën“, tha ai.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjeda: 08/01/2025 07:16

    Cfare injorance! Memder edhe avoketer syresh. Nese eshte e vertete, duhet ta kishte referuar??!! Sikur SHISH eshte polici! Pale, na dalka qe institucioni shkel detyren!? Po cilen detyre? Mire kete rronxho ponxho por edhe sebepciu Majko te keput me idotizmen e tij syleshe. Takoi krietaren qe demek ti beje kerkese per informacion SHISH. Keshtu me be edhe spiunet, trafikantet, ti kerkojne krietares te pyse SHISH i pergjon ose jo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?