Politikë

Akuzat e Berishës për zgjedhjet, Taulant Balla për Report TV: Saliu është e keqja e opozitës, s'di të veprojë ndryshe! Morëm besim nga vota e diasporës

12 Maj, 15:13| Përditesimi: 12 Maj, 15:42

  • Share

Teksa procesi i numërimit për votat e diasporës po vijon, PS po kryeson bindshëm ndaj partive të tjera deri më tani.

Drejtuesi politikë i diasporës Taulant Balla, teksa ishte duke monitoruar nga afër procesin në një prononcim për Report Tv, iu përgjigj akuzave të opozitës për cënim të procesit për votën e diasporës.

Akuzat e opozitës se zarfet me votën e diasporës janë plotësuar nga PS, ai e cilësoi si një akuzë e rëndë, ndërsa theksoi se me rëndësi është që të lexohet çdo votë që vjen nga diaspora.

‘Kjo është një akuzë e rëndë që nëse nuk referohet në instancën përkatëse, mund të rrezikojë moskallzim të krimit. Vendimi i KQZ i djeshëm ishte vendim për të qetësuar shpirtrat e opozitës. KQZ është institucion i pavarur dhe unë besoj se në çdo rast e rëndësishme në këtë proces është që të lexohet çdo votë që vjen nga diaspora’, tha ai.

Lidhur me akuzat e Sali Berishës për manipulim të procesit të zgjedhjeve nga PS, ai tha se kjo është e njëjta retorikë që ka përdorur gjithmonë Berisha.

‘Kur mbani mend mend që ai të ketë vepruar ndryshe. Ka qenë kryeministër i ka humbur zgjedhjet dhe tha u vodhën. Më vjen keq që personi në fjalë ka qenë dhe mbetet e keqe e opozitës në vend. Kuvendi do të mblidhet në senacë në 9 shtator që është data që përkon me përfundimin e mandatit të kuvendit aktual, në vijim do të mblidhet ai ekzistues që do të shpërndahet në 8 korrik dhe gjërat do të vijojnë, sepse s’kemi asnjë moment për të humbur’, tha ai.

Pyetjes se nëse PS merr shumicën e votave nga diaspora, a do ti kërkojë kryeministrit Rama që ta zgjedh si ministër, ai iu përgjigj duke thënë se rëndësi ka besimi që PS mori nga diaspora.

‘Kënaqësia ime edhe e drejtesëve politikë të PS, është se është bërë një punë e mirë dhe angazhimimi ka qenë i madh që t’i japim diapsorës peshën që meriton dhe në këtë këndëvështrim ajo që për mua vlen është besimi që Rama dhe PS morën nga diapsora’, tha ai.

Balla tha se ky mandat i 4 i PS do të jetë mandati gjatë të cilit vendi do të futet në BE.

‘Në 85 shtete të botës shkuan zarfe dhe u kthyen brenda afateve. E kemi thënë që PS si mbështetja kryesore e realizimit të votës së diapsorës e ka mirpritur votën e tyre, ka qenë një referendum në drejtim që duhet të ecë vendi për t’u anëtarësuar në BE. Një pjesë e madhe prej tyre jetojnë në vende të BE dhe ata votuan për pasaportën europiane. Unë dua që t’i garanatojë bashkëatdhetarët tanë se ky është mandati që vendi do të futet në BE’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?