Dy ditë më parë kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, paraqiti një kallzim në drejtorinë e policisë me akuzën se policia nuk ndërhyri kundër demonstruesve dhe për këtë arsye nuk i parandaloi demonstruesit të sulmonin dhe t'i vinin zjarrin selisë së partisë socialiste. Një mënyrë për të thënë që faji për sulmin ndaj selisë socialiste ishin vetë socialistët. Voltana ndoqi të njëjtën logjikë të Sali Berishës, i cili më 21 janar teorizoi se protestues të opozitës kishin vrarë 4 protestuesit e opozitës.
Sot e njëjta Parti Demokratike të cilës i përket Voltana Ademi, paraqiti një kallzim të dytë në Tiranë por duke akuzuar policinë për ndërhyrje kundër demonstruesve. Pra sipas logjikës së hekurt të partisë pretendente për të qeverisur vendin, policia në Shkodër veproi pak, ndërsa në Tiranë veproi shumë. Në çdo rast, faji nuk është te demonstruesit që shkatërrojnë pronën publike, por te policia që bën gabime nëse nuk i ndalon, por bën gabime edhe kur i ndalon. (c.bo)
Akuzat e çuditshme të PD-së: Në Shkodër policia nuk veproi kundër demostruesve, në Tiranë e teproi
Sipas logjikës së hekurt të partisë pretendente për të qeverisur vendin, policia në Shkodër veproi pak, ndërsa në Tiranë veproi shumë.