Akuzat e deputetëve demokratë ndaj Ardian Çelës për blerje votash, dënohet me 200 mijë lekë Ferdinant Xhaferri! Kreu i OSHEE nuk pajtohet me Këlliçin, shkon në proces gjyqësor

25 Shkurt 2022, 16:23| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 17:06

  • Share

TIRANË- Kreu i OSHEE, Ardian Çela ka paditur disa nga deputetët demokratë për akuzat e tyre se Çela gjatë zgjedhjeve të 25 prillit ka drejtuar një grup të strukturuar kriminal për blerjen e votës për Partinë Socialiste.

Sot në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e pajtimit mes Çelës dhe Këlliçit, ndërsa palët nuk kanë pranuar të pajtohen dhe për këtë arsye GJKKO ka vendosur të hap proces gjykimin.

Do jetë Gjykata e Posaçme që do vendosë nëse në deklaratat e Këlliçit kanë apo jo përmbajtje të shpifjes dhe për të dhënë vendimin. Pas daljes nga GJKKO, Çela tha se për këto deklarata ndaj tij është dënuar edhe një deputet i PD-së. Kreu i OSHHE i referohet Ferdinand Xhaferrajt, i cili u dënua me 200 mijë lekë për shpifje ndaj Çelës se ka mbledhur vota për PS në 25 prill.

“I pari që akuzoi u dënua për shpifje”, tha Çela.

Ndërkohë kujtojmë që pak ditë më parë Sali Berisha e akuzoi Çelën se po ndikon tek votuesit për zgjedhjet e pjesshme vendore. Berisha bëri thirrje që kushdo që ta shihte ta godiste me domate. Pyetjes nga gazetari i Report Tv së nëse do të padisë për shpifje Berishën, Çela nuk iu përgjigj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cufi: 21/03/2022 00:55

    FYTYRE HAJDUTI KA KY CELA....

    Përgjigju
  • KASEM KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 25/02/2022 22:15

    O eri ke plotësisht të drejt üo kta të gjith hajduta jan. Prandaj dhe Shwipria është në ktë gjëndje. Po ska gjë se do i msrin me vete lekët kur të shkojn në Botën zjetër HARAM JU QOFSHIN.

    Përgjigju
  • eri: 25/02/2022 19:50

    Super hajdut Cela nuk e le lekun te bjere ne toke ta fshin nga xhepi.Hajdut i kollarisur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?