Sandro Tonali, ish-mesfushori i Milanit i cili tani luan për Neëcastle, ka mohuar se ka përfshirë shokë të tij futbollistë në baste. 23-vjeçari është në pritje të dënimit nga federata italiane, pasi ka pranuar se ka luajtur baste, por ka mohuar akuzat e Nicolo Fagioli-t, një tjetër futbollist i përfshirë në skandalin e basteve në Itali, i cili para prokurorisë sportive ka deklaruar se ishte Sandro Tonali ai i cili e kishtë këshilluar të lunate.
Tonali ndër të tjera ka mohuar të kishte borxhe, ndryshe nga Fagioli i cili është dënuar me 7 muaj përjashtim, ndërkohë që duhet të paguajë 3 milionë euro borxhe. Megjithatë Juventusi ka vendosur ti vijë në ndihmë futbollistit, duke vijuar ta paguajë pavarësisht se është pezulluar për shkak të basteve. Rroga e Fagiolit është 1 milionë euro në sezon te bardhezinjtë.
Ndërkohë sot detajet e reja për Sandro Tonalin referojnë se ai do dënohet me 12 muaj përjashtim nga futbolli. Rasti i tij është më i rëndë pasi lojati ka luajtur baste për Milanin dhe Brescia-n gjatë kohës që ishte pjesë e këtyre klubeve. Mediat italiane shkruajnë se dënimi për Tonalin, i cili tani luan në Angli, do jepet të hënën, që të hëjë në fuqi para ndeshjes së Champions League kundër Dortmund. Megjithatë dënimi për Tonalin mund të jetë edhe më i madh në rast se hetimet në vijim nxjerrin të tjera detaje.