Akuza të SHBA, në veçanti për të ashtuquajturin virusi kinez nga ish presidenti Donald Trump, Kina i është kundër përgjigjur me dyshime rreth sigurisë së vaksinës së kompanisë “Pfizer” kundër Covid-19 dhe ka theksuar se virusi i ri e ka prejardhjen nga një laborator i ushtrisë amerikane.
Akuzat e Pekinit zyrtar u rritën ndjeshëm pas mbërritjes së 13 hetuesve ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Wuhan për të hetuar prejardhjen e virusit.
Në rrjetet sociale, hashtag-u “American’s Ft. Detrick”, i nisur nga Grupi Komunist i të Rinjve, u u pa 1.4 miliard herë javën e kaluar pasi Pekini bëri thirrje që Organizata Botërore e Shëndetësisë të zhvillonte hetime në laboratorin e armëve biologjike në Maryland.
Ndonëse teoritë e paqëndrueshme të Kinës nuk janë të besueshme jashtë vendit, ato kanë audiencë brenda shtetit komunist.