Politikë
Top 24

Akuzat e opozitës për 'bashkëqeverisjen', Rama: Keqardhje, meritojnë vetëm mëshirë

11 Shkurt 2019, 11:35| Përditesimi: 11 Shkurt 2019, 14:02

  • Share

TIRANE-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë takimit me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje pasi i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes se ata që 'na përqeshin meritojnë vetëm keqardhje dhe mëshirë'. Përgjigja e kryeministrit vjen pas akuzave nga opozita.

"Platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam është transformimi përmes inovacionit përmes zyrave të kudondodhura. Ajo zëvendëson letrat e drejtuara ministrive. Platforma mundëson që qytetari të jetë i pari. Kush do punë pa kushte, le ti drejtohet platformës. Kush na kritikon është i mirë se ardhur, por kush na përqesh meriton vetëm keqardhje dhe mëshirën tonë.

Janë me mijëra raste që nuk janë zgjidhur historikisht, asnjë qeveri e mëparshme nuk ua ka dhënë njerëzve këtë mundësi dhe nuk ka qenë e hapur për njerëzit. Qeveria jonë i jep fuqi njerëzve pa përkrahje, që nuk kanë mundur të ngrenë zërin dhe të dëgjohen" tha Rama.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Konjak: 12/02/2019 22:05

    Opozita, akuzon Ramen ;qytetaret nuk zgjidhin dot problemet ne institucionet e shtetit ,institucionaret jan vegla qorre ne sherbim te vet~ vetes dhe pushtetit .Pra i japin nje shuplak KM .KM pergjigjet :Keqardhie!Zoti i meshiroft, se s'din se c'thon e c' bejn .THua se keta njerez jan ,ata te para 2000 vjetesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?