Kryeministri Edi Rama

Akuzat e opozitës për fluturimet me charter, Rama: Grupi Rubla-Çorba po përpiqet për të çoroditur e nxitur konflikt në popull me shpifje të përbindshme

1 Nëntor 2022, 08:51| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 09:18

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sërish iu është rikthyer akuzave të opozitës se ka shpenzuar 22 mln euro për udhëtime me charter. Kreu i qeverisë thekson se qeveria shqiptare nuk ka blerë dhe as nuk ka marrë me qira avion, por ka blerë orë fluturimi me një marrëveshje promocionale. Sipas Ramës edhe kur u tregon shifrat, opozita e rublave hedh blozë dhe përpiqet për të helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt ketë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.

‘O Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Jemi pyetur shumë herë këto vite për avionin ALBANIA dhe i kemi dhënë informacionet, po tani u bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba, kështu që u ngrit tymi lart se helbete, duhet hedhur sa më shumë blozë, “S’ka asnjë faj Putini, çohu o popull se duhet rrëzuar regjimi!”

Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale! Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?! Ka si s’ka! Hilja është ashiqare fare tek përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!’- shkruan kryeministri Rama.

Ky është reagim i përsëritur i kreut të qeverisë pasi ende vijojnë akuzat nga kreu i Rithemelimit Sali Berisha. Rithemelimi ka propozuar edhe ngritjen e një komisioni hetimor për zyrtarët dhe politikanët që abuzojnë me udhëtime. Përgjigjet një pas një pas njëshme të kryeministrit Rama vijnë pas publikimit të disa të dhënave personale të kreut të qeverisë nga hakerat iranianë, të cilat më pas u përdorën për akuza nga Sali Berisha. Sipas Berishës, neobllokmeni Edi Rama ka kryer si kryeministër 137 udhëtime me Charter duke paguar 22 mn euro. Kujtojmë se Rama e sqaroi se avioni që ai përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, por një avion për të cilin është akuzuar edhe më parë nga po të njëjtët delenxhinj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • irdi: 01/11/2022 13:49

    po kush esht ai qe beson ate plakushin non grada aman, ai duhet te jape llogari njehere per parate qe ka vjedhur nga populli pastaj te hedhe akuza per te tjeret

    Përgjigju
  • Jorgo: 01/11/2022 13:05

    Keta te opozites kane marre fund te gjithe

    Përgjigju
  • memaliaj: 01/11/2022 12:19

    Sali Berisha kërkon të bëjë zullume. Kërkon ti mbushi mendjen popullit që mushkonjat janë charter luksoz

    Përgjigju
  • kosta: 01/11/2022 11:00

    A thua ja vlen te hysh te merresh me keta thropat e mutit qe vetem lehin edhe lehin

    Përgjigju
  • Or tej: 01/11/2022 10:50

    Po ku pyesim ne per chartera. Ne po leshojme satelite ne hapsire or teeeejjjj.

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/11/2022 10:27

    Sa i pështirë ështé ky km m…

    Përgjigju
  • Goni: 01/11/2022 10:22

    Ai berisha te shofu nusen e cunin e vet qe bejn pushime lluksoze,ku i gjejn leket ata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?