Politikë

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

24 Dhjetor 2024, 19:58| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 20:17

  • Share

“Edi Rama po e mbyll Tik-Tokun, për të vrarë zërin opozitar përpara zgjedhjeve”. Me këto akuza, opozita u pozicionua kundër vendimit të qeverisë, për të mbyllur platformën online.

Një monitorim në këtë rrjet social, tregon se mbështetja e figurave opozitare në Tik-Tok, është më e ulët se sa ajo e socialistëve. Ata që e përdorin këtë platformë, kuptojnë se fuqia e këtij rrjeti nuk është numri i ndjekësve, por numri i pëlqimeve të grumbulluara në postimet totale.

Edi Rama e dominon edhe këtë skenë, duke kryesuar më 2 milionë pëlqime. I dyti pas tij nuk është Sali Berisha, por Arlind Qori. Drejtuesi i Lëvizjes “Bashkë”, ka 1 milionë pëlqime, ndërsa lideri demokrat, i afrohet në vend të tretë me 989 mijë likes.

Afër me Sali Berishën, lider opozite, është një deputet i vetëm, i ndarë prej tij. Agron Shehaj. Kreu i “Mundësisë” kap 834 mijë pëlqime.

I 5-ti në radhë është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me 761 mijë pëlqime, ndërsa ish rivali i tij demokrat për bashkinë, Belind Këlliçi ka thuajse gjysmën e mbështetjes së Veliajt, me 420 mijë mbështetës.

Adriatik Lapaj i nismës “Shqipëria Bëhet”, është në kuotat e 344 mijë pëlqimeve, ose 1/3 e Berishës apo Ramës, e megjithëkëtë, ai është shumë më i fuqishëm se figura të tjera të partive të mëdha, si Taulant Balla, apo Ina Zhupa.

Një nga figurat kryesore të PD-së, Gazment Bardhi është fare i ri në platformë, sepse ai hyri në Tik-Tok, ditën që Rama njoftoi mbylljen e platformës. 

Sa u takon profileve zyrtare të dy partive politike më të mëdha, duket qartë se demokratët e kanë marrë më seriozisht Tik-Tok.  Partia Demokratike ka grumbulluar 205 mijë klikime, ndërsa Partia Socialiste vetëm 83 mijë.

Megjithëkëtë, numri i pëlqimeve në Tik-Tok nuk është treguesi i vetëm se kush e dominon narrativën në këtë rrjet social. Tik Tok ende nuk ka filtra si Facebook apo Youtube, që mund të modifikojnë shpërndarjen e një materiali krahasimisht me një tjetër. Kjo veçanti e këtij algoritmi, për sa kohë nuk njeh kufi, është sa liri, aq edhe rrezik.

MBËSHTETJA E POLITIKANËVE NË TIK-TOK
Edi Rama 2 M
Arlind Qori 1 M
Sali Berisha 989.3 K
Agron Shehaj 834.2 K
Erion Veliaj 761.3 K
Belind Këlliçi 420 K
Adriatik Lapaj 344.7 K
Ina Zhupa 104.6 K
Taulant Balla 102.5 K
Gazment Bardhi 69
Partia Demokratike 205.2 K
Partia Socialiste 83 K

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 26/12/2024 06:50

    Alogaritmi krijon vartesi???? No comment.

    Përgjigju
  • Zilo: 24/12/2024 20:28

    Ku e fitoi garën? Në tik tok?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?