Oerd Bylykbashi

Akuzat e PD, Bylykbashi: Ja përse Edi Rama nuk e do vettingun në politikë

23 Dhjetor 2018, 14:30| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 14:34

  • Share

Në 4-vjetorin e marrëveshjes për dekriminalizimin, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi përmes një statusi në Facebook që e shoqëron me një video, sqaron se përse sipas tij, Edi Rama nuk e do vettingun në politikë. Drafti i PD për vettingun në politikë u rrëzua ditën e premte nga shumica pas shtatë orëve debat në Kuvend. ‘Ja perse Edi Rama nuk e do vetingun e politikaneve. Atij kriminelet i duhen per te mbledhur votat me para dhe presion. Ja perse me 74 votat e tij ne parlament refuzoi asistencen dhe Udhezuesin e Komisionit te Venecias se si duhet bere vetingu i politikaneve te lidhur me krimin.

Ja perse Edi Rama perdor Kushtetuten si alibi per mbrojtjen qe i ben ketyre politikaneve. Po njesoj, Edi Rama refuzonte Dekriminalizimin para zgjedhjeve lokale te 2015 duke mbrojtur Elvis Rroshin se perdhunimi ne grup kishte qene vetem nje "gabim rinie". Sot, serish para zgjedhjeve, marredhenien me krimin perpiqet ta normalizoje, ta thjeshtoje dhe e quan “marredhenie me elektoratin”.

Shihni si, ne fund te videos, Edi Rames i jep pergjigje Di Maio, Zevendeskryeministri i Italise dhe lider i "Movimento 5 Stelle" qe dy jave me pare refuzoi kandidatin e tij qe doli ne foto me nje mafioz: "Ne votat e tyre nuk i duam, na e shpifin!" Sa per kujtese, sot mbushen 4 vite nga marreveshja per Dekriminalizimin e 23 dhjetorit 2014, qe Parlamenti Europian i imponoi Edi Rames. Kater vite me pas, Edi Rama nuk heq dore nga marredhenia me krimin e organizuar sepse keshtu mbron pushtetin e tij” shkruan deputeti i PD-së.

Videoja e publikuar nga deputeti i PD, Oerd Bylykbashi

Komento

Komente

  • redu: 23/12/2018 14:54

    Bylykbash kushtetuta nuk eshte fletore qe mund te shkruash dhe ta fshish kur do ti . Ligji per vetingun be politike eshte shpikja jote dhe doli nje budallek juridik me oke . Ti dhe tutori jot donit te zbehnit reformen ne drejtesi me kete . Ne se Rama dhe mazhoranca bashkepunojne me krimin , paditini ne ptokurori dhe jo te krijoni insinuata koti . Shteti juridik vepron me hetimin dhe gjykimin e ceshtjeve

    Përgjigju
  • ce_do: 23/12/2018 14:53

    Vetingu ne politik??? krimi i organizuar??? E pame vetingu ne drejtesi sa "I drejte" ishte. Kane vjedhur nje vend te tere dhe ju e shkarkoni nga datura. dikush kapet me 4g drogo e rrasni brenda me 10 Vjet burg. Kerkon Luli veting ne politik......Lulushi eshte per ne burg po jo ne burgjet e shqiperise......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?