Pas akuzave nga PD-ja, Instituti i Shëndetit Publik deklaron se janë rreth 90 mijë teste të disponueshme për t'iu përgjigjur situatës së krijuar nga Covid19. Përmes një deklarate ata i bëjnë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës.
Deklarata e plotë e Institutit të Shëndetit Publik:
Instituti I Shëndetit Publik vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga I gjithë vendi për testimet në kohë të qytetarëve të dyshuar, sipas hetimit epidemiologjik që kryhet në terren nga epidemiologët. Aktualisht kemi rreth 90 mijë teste në dispozicion dhe laboratori I ISHP vijon të furnizohet pa ndërprerje. Stafi i ISHP-së po punon 24 orë pa ndërprerje që nga fillimi i epidemisë, për të nxjerrë sa më shpejt në kohë përgjigjet për të gjitha rastet e dyshuara si të prekur nga Covid19. I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës.