‘1137 flakonë feiba të skaduara për hemofilikët’, QSUT hedh poshtë akuzat e PD: Po dëmton punën e mjekëve! Nuk ekziston ndryshimi i skadencës

6 Gusht, 10:10| Përditesimi: 6 Gusht, 15:28

  • Share

Deklaratën nga selia e PD të deputetës Albana Vokshi kur fliste për përdorim ilaçesh të skaduara, Qendra Spitalore Universitare në Tiranë e ka konsideruar si lajme të rremë dhe shumë të rënda që dëmtojnë punën e mjekëve.

QSUT i hedh në mënyrë kategoritë poshtë akuzat dhe lajme e rremë që pasuan pas deklaratës së PD.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se lajmet e fundit të publikuara nga disa media për cilësinë e medikamenteve të përdorura në QSUNT, janë të pavërteta! Në QSUNT nuk përdoren ilaçe të skaduara.  Ato që janë servirur si "dokumente" dhe "prova" kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit administrativ, dhe nuk kanë të bëjnë në asnjë rast me lëvizjen fizike të sasisë gjendje të medikamenteve të magazinuara dhe aq më tepër për përdorimin e tyre për pacientët. Ngritja e këtyre pretendimeve të pabaza, po dëmton qëllimisht punën e ekipit mjekësor në shërbim të pacientëve”, tha QSUT.

Një ditë më parë Albana Vokshi por edhe më herët në komisione parlamentare ka denoncuar fakte të rënda, teksa pretendon se me urdhër të ish-drejtoreshës Albana Fico pacientët me hemofili kanë marrë ilaçe të skaduara, pasi është ndërhyrë në ndryshimin e datës së skadencës, e cila ishte data 31 dhjetor 2023, për 1137 flakonë të medikamentit FEIBA. Sipas Vokshit urdhri është dhënë dy ditë para se të skadonin dhe që kjo sasi medikamentesh të kalonte në shërbimin Onkohematologjik me ndërhyrjen  në sistem të drejtorit të IT.

Por sipas QSUT bëhet fjalë vetëm thjesht për procedurë, pasi ilaçet janë nxjerrë nga sistemi për në magazinë dhe kurrsesi nuk janë përdorur për pacientët.

“Në lidhje me rastin e pretenduar theksojmë se për nevoja administrative, me qëllim diferencimin e medikamentit të skaduar është kërkuar transferimi i sasisë së medikamentit të skaduar nga një magazinë në tjetrën. Kjo për arsye se medikamenti i skaduar fizikisht duhet zhvendosur në karantinën e përcaktuar për ruajtjen e medikamenteve të skaduara, sipas rregullave në fuqi”, tha QSUT.

Sipas spitalit është lehtësisht e vërtetueshme që kjo sasi medikamentesh nuk është futur në sistem për tu ripërdorur tek pacientët, pasi e gjithë sasia prej 1137 flakonësh gjendet aktualisht stok në QSUT. 

“Kjo procedurë po përdoret në mënyrë spekulative si rast ku këto ilaçe janë përdorur për pacientët. Sigurojmë se kjo gjë nuk ka ndodhur dhe se sasia stok e medikamenteve të skaduara është e pandryshuar. Nëse do ishte përdorur, do kishte ndryshim të gjendjes stok, çka provon se ky pretendim i hedhur qëllimisht në media është dezinformues”, sqaroi QSUT.

Për të shmangur çfarëlloj shqetësimi te qytetarët, QSUT thotë tregon se protokollet janë të gjitha elektronike sipas një sistemi SISP, ku lëvizja e medikamenteve në të gjitha nivelet, nga Farmacia Qendrore deri në nivel pacienti, bëhet vetëm brenda vlefshmërisë së medikamentit, dhe pas këtij afati, çdo lëvizje bllokohet automatikisht nga sistemi në të gjitha nivelet.

 Sipas njoftimit të QSUT nuk ekziston dhe nuk ka asnjë rast apo mundësi të ndryshimit të skadencës së një medikamenti.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?