Politikë

Akuzat e PD për Kordinatorin Antikorrupsion të Zonave të Mbrojtura, Ministria: Të pabaza!

14 Mars 2024, 07:24| Përditesimi: 14 Mars 2024, 15:25

  • Share

Ministria për Administratën Publike dhe Antikorrupsion ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Petrit Imerajt, Koordinatorit të AntiKorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Ministria bën me dije se akuzat e hedhura në drejtim të Imerajt, janë të pabaza pasi Petrit Imeraj, që akuzaon PD, nuk është i njëjti individ me Koordinatorin e Antikorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ministria shton se identiteti i tyre është lehtësisht i verifikueshëm si nga të dhënat publike të QKB, ashtu edhe nga Regjistri i Gjendjes Civile.

Mirëmbrëma. Përmes kësaj komunikate, ju bëjmë me dije se Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsion përgënjeshtron akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Z. Petrit Imeraj, Koordinatorit të AntiKorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Sot përmes një njoftimi për shtyp, Partia Demokratike ka publikuar një denoncim me fokus Kryetarin e Bashkisë Tropojë, Z. Rexh Byberi, ku mes të tjerash, ka kërkuar të hetohet një tender që sipas saj i është dhënë shoqërisë “HTSH shpk’ me pronar Z. Petrit Imeraj.

 

Gjejmë me vend të qartësojmë se personi i cituar në regjistrat e QKB si pronar i shoqërisë “HTSH shpk’ me emër Petrit Imeraj, nuk është i njëjti individ me Koordinatorin e Antikorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Identiteti i tyre është lehtësisht i verifikueshëm si nga të dhënat publike të QKB, ashtu edhe nga Regjistri i Gjendjes Civile. Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin.

Një ditë më parë Partia Demokratike në një deklaratë për mediat akuzoi Petrit Imeraj, Koordinator Anti Korrupsion në Agjencinë Nacionale të Zonave të Mbrojtura në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas PD, Imeraj në shkelje të ligjit hap biznes privat dhe fiton tendera deri tani në vlerën 87 milion lekë, nga të cilat 83 milionë i ka marrë nga Rexh Byberi, kryebashkiaku i Tropojës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?