Politikë

Akuzat e PD/ Mark Babani dorëzon në Prokurori shenjat e gishtërinjve

18 Shtator 2019, 11:57| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 13:07

  • Share

TIRANË- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka dorëzuar shenjat e gishtërinjve, pas akuzave të bëra nga PD-ja se ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje makinash në 4 prill  të vitit 1994.

Një lajm i tillë është konfirmuar nga Babani për Report TV. Kërkesa i është nisur me postë Babanit ditën e sotme, i cili ka dhënë shenjat e gishtave në Prokurorinë e Përgjithshme. Më pas kjo e fundit do i dorëzojë të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

Dy identitetet e tjera për të cilat PD ka kërkuar të dhëna, janë Mark Babani i ditëlindjes 08/01/1967, për të cilin nuk rezulton asnjë vepër penale; dhe Mark Babani i ditëlindjes 24/12/1965, një vit lindje ky në të cilin kryebashkiaku i Vaut të Dejës ende nuk kishte lindur! Në një reagim që ka pasur më herët për Report Tv, kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, u shpreh se ai ka lindur më 24 dhjetorit të vitit 1966, por duke marrë parasysh kohën dhe vonesat për të bërë regjistrimet në vendet e caktuara, i është shënuar ditëlindja më 1 janar 1967, ditën kur prindërit e tij janë paraqitur në gjendje civile.

Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • spak: 18/09/2019 14:16

    krimi vendose krimin qe ta mbeshtese ndryshe qeveria ska perparim. Duke fillue qe nga pd ,lsi ps e te gjitha qe qeverisen kete vend i kane duart me gjak. Pöpulli i shkrete vetem pret e brohoret qe nga e para deri te Fundit

    Përgjigju
  • welcome to albanistan: 18/09/2019 14:06

    mark edhe ti na dole me boje tkuqe

    Përgjigju
  • Paola: 18/09/2019 12:30

    Keto politikan me te shkuar te erret dhe me nga 10 emra duhen shkarkuar menjehere nga qeveria nese nuk japin dorheqjen me deshiren e tyre.Qeveria te zbatoj ligjin dhe mos te behet pjes e krimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?