Refik Halili, presidenti i Tiranës

Akuzat kundër KF Tiranës dhe Refik Halilit për 52 mln lekë evazion fiskal, Gjykata e Tiranës i kthen dosjen Prokurorisë! Kërkon hetime të thelluara

21 Nëntor, 12:28| Përditesimi: 21 Nëntor, 13:23

  • Share

TIRANË - Klubi i Futbollit Tirana dhe presidenti Refik Halili prej muajsh janë në konflikt ligjor, pasi Prokuroria ka ngritur akuza për klubin bardheblu për evazion fiskal në vitet 2014-2016.

Gjykata e Tiranës kërkon veprime shtesë hetimore mbi kërkesën e Prokurorisë për akuzën e ngritur te fshehjes të të ardhura ndaj administratorit të klubit FK Tirana, Refik Halili. Në seancën paraprake të kësaj të enjteje, u konstatua se organi i akuzës nuk ka marrë parasysh një kontroll dhe audit të thelluar të tatimeve ku klubi i Tiranës rezulton se nuk ka asnjë detyrim financiar dhe nuk ka asnjë shkelje gjatë viteve të pretenduara nga prokuroria. Ndaj gjyqtari paraprak ktheu dosjen pas tek Prokuroria e Tiranës për të kryer veprime të tjera shtesë.

Refik Halili si administrator i KF Tiranës akuzohet se nuk ka paguar detyrimet shoqërore dhe shëndetësore që kapin shumën e majme prej afro 52 mln lekësh të rinj (51.975.745 lekësh).

Akuzat e Prokurorisë

Sipas organit të akuzës, klubi i Tiranës ka fshehur të ardhurat përgjatë viteve 2014, 2015, 2016. ‘Futboll Klub Tirana’ ka pasur të federuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 29 lojtarë për sezonin futbollistik 2014-2015 dhe 26 lojtarë për sezonin 2015-2016.

Por, në këto dy vite asnjë nga lojtarët e federuar nga FSHF për "Klubi i Futbollit Tirana" nuk u deklaruan në listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të subjektit. Prokuroria thotë se subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a dhe administratori Refik Halili kanë fshehur të ardhurat në vlerën totale prej 51.975.745 lekësh, duke bërë të mundur shmangien e Tatimit mbi Fitimin dhe Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?