Politikë

Akuzat e PS-së kundër Bashës, PD-ja në sulm: Rama të merret i pandehur për foton me Obamën (VIDEO)

20 Janar 2020, 14:19| Përditesimi: 20 Janar 2020, 14:43

  • Share

TIRANE-Nga mbrojtja për akuzat e shumicës kundër Lulzim Bashës për dosjen e lobimit në SHBA, Partia Demokratike ka kaluar në sulm. Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i kërkon drejtësisë që të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama. Ai deklaroi se pas "dënimit të dy bashkëpunëtorëve për financimin e paligjshëm të fotos 80 mijë dollarë me Barack Obamën, Edi Rama duhet të merret si i pandehur". Ish-deputeti demokrat u shpreh se Edi Rama 'Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës', referuar dosjes me akuzën e falsifikimit për lobimin kundër Lulzim Bashës, që gjykata e pushoi.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt
Edi Rama po dështon në strategjinë për të akuzuar opozitën për punët e pista që bën vetë.

Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës.

Dështoi me shqiptarët që e kanë bërë personazh mallkimesh dhe barcaletash, dështoi me mediat ndërkombëtare prestigjioze.

Të gjithë këta, shqiptarët, media dhe prokuroria politike e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh. 

Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasti amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dënuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan Ëilliam Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane.

Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh:

Bilal Shehu

William Argeros

Edi Rama

Dy prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia Amerikane. I treti, Edi Rama, vijon të jetë mbi ligjin.

Sot, ironia për ta paraqitur Edi Ramën si “gruaja e Bilalit”, nuk mjafton.

Ne jemi këtu për të theksuar se pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Bilali dhe Argeros, i takon Edi Ramës të merret si i pandehur, sepse shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Qytetarët presin që drejtësia shqiptare të jetë e paanshme. Për të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, sot kërkohet standardi i drejtësisë amerikane.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • FYTYR MIU: 20/01/2020 14:46

    Doli ky hajduti që ka vllain në burg në GJERMANI për drog. Ky alibeaj është njeriu më wc i pd nipi i tradhtatit të popullit toskës. Ky qelbësir sa hap gojën gënjen.

    Përgjigju
  • edi: 20/01/2020 14:36

    Hey besoj se je demokrat ,jo me Slogan per Democracy a TE PELQEN OBAMA ESHTE NJE DEMOKRAT I VERTETE ,ASHTU SI FLISNI JU TE DEMOKRACISE SI KEMBET E DHISE ,KE PELQENI JU TE DEMOKRACISE RUSINE E PUTTINIT APO BINNIADA TRADE QE LOBOI ME RUSET . Sic duket jeni bere dhe Raciste nuk i doni te Zite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?