Akuzat e Rithemelimit: 4 të vrarë në 2 atentate nën hundën e policisë! Shqipëria në gjendjen e emergjencës së rendit dhe sigurisë  

23 Korrik 2022, 13:17| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 13:40

  • Share

Sekretari për Diasporën i Rithemelimit, Indrit Hoxha ka reaguar për dy atentatet me 4 viktima që ndodhën brenda një jave në vendin tonë. Duke mos lënë akuzat për qeverinë, Hoxha thotë se situatat kriminale ndodhin nën hundën e policisë. Ndër të tjera theksoi se PD ka lëshuar thirrjen për emergjencën rendit dhe sigurisë duke sqaruar se duhen kërkuar përgjegjësitë për rendin dhe korrupsionin.

“Rendi dhe siguria publike në Shqipëri janë përkeqësuar duke dalë jashtë kontrollit në harkun e një jave. Katër të vdekur dhe një i plagosur rëndë në atentate të përgjakshme, nën hundën e Policisë së Shtetit, dhe në akse rrugësh të rrahura kombëtare, janë shenjë se qeveria nuk menaxhon vendin. Ajo thjesht mbikëqyr korrupsionin. Mbrëmë në Milot dhe një javë më parë në Fushë Krujë, krimi i organizuar dëshmoi se është më prezent dhe më i sofistikuar se shteti. Për faktin e thjeshtë se shteti nuk e tremb më, por duke qenë pushtet e jo shtet, bashkëpunon me të. 

Partia Demokratike lëshon sot thirrjen kombëtare për trajtimin si emergjencë të rendit dhe sigurisë publike. Përfshijmë në këtë thirrje të gjithë aktorët relevantë të cilëve u bëjmë me dije se Shqipëria nuk menaxhohet më nga qeveria e para 9 viteve. Përgjegjësitë, si për rendin, si për korrupsionin, si për të palarat e këtyre 9 viteve, duhen kërkuar në të sotmen, jo në dekadën e shkuar”, tha Hoxha.

Hoxha thotë se bota e krimit nuk shqetësohet fare për forcën e shtetit. Për këtë arsye e cilëson Shqipërinë si një vend në rrezik ndaj duhet të përballet me emergjencë dhe zgjidhje kombëtare. Sipas Rithemelimit, kjo vjen vetëm me largimin e qeverisë.

“Arsyet e acarimit të elementëve kriminalë, nuk kanë të bëjnë me gjë tjetër veçse me ndarje territoresh, me zona influence, hapësira që lejohen, jo vetëm nga paaftësia qeveritare, por sidomos nga implikimi qeveritar. Bota e krimit nuk po i bën karshillëk qeverisë. E kundërta, ajo nuk shqetësohet më prej forcës së shtetit, sepse e sheh si partner dhe si të ngjashëm. Partia Demokratike nuk dëshiron të bëjë politikë me vdekjen, por në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mbyllim sytë para një emergjence kombëtare. 

Nuk kemi të bëjmë me luftë bandash, dhe as rivalitet, por me kapitullim. Ndër dy të ngjashmit, për të zezën e qytetarëve, luftën po e fitojnë ata që i bëjnë punët e zeza me kohë të plotë.  Kjo e bën Shqipërinë një vend në rrezik, dhe çdo rrezik përballet me emergjencë dhe zgjidhje kombëtare. Një qeveri që ka kapitulluar duhet të hapë rrugën. Rrugë tjetër nuk ka!”, - tha Hoxha. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/07/2022 02:58

    Mire thote ky,qe duhen kerkuar pergjegjesit.4 te vrare ne nje jave jane shume,jane baraz me 4 te vraret e 21 Janarit,me nje ndryshim,qe grupi i dyte u vra brenda nje dite dhe nuk ishin kriminele.

    Përgjigju
  • Xhemal Katunari: 23/07/2022 17:12

    Po shqetesohet Rithemelimi per situaten e kriminalitetit ne vend. Kam nje pyetje Kur ishte themelimi ne pushtet kush e zhduku Remzi Hoxhen qe edhe sot e kesaj dite nuk dihet fati i tij kush e vrau Azem Hajdarin perpara selise se Themelimit po Gerdecin nuk ishte Themelimi qe e shkaktoi po mijera te vrare ne 1997 a ishte Themelimi ne pushtet po 26 te vrare ne Gerdec po Kosta Trebicken a ishte banda e Themelimit qe e vrau duke vazhduar me 4 te vraret ne bulevard ne 21 Janar 2011 e duke vazhduar me Sokol Olldashin e sa te tjere qe banda kriminale e Themelimit ka vrare apo zhdukur pa lene gjurme?

    Përgjigju
  • PD e shqiptarve jo e berishes: 23/07/2022 15:25

    Ne fakt ne kohen sb shqiperia lulzonte na kishin zili europa shba dhe ndo nje plant tjeter jashtoksor i cilivizuar per mirqenjen qe kishim per shtetin ligjor etj etj. Por z rama na shkatrovi . Ju te te rithemelimit kalan e fundit te sb kujtoni se shqiptaret kan memorie peshku.. politika nuk behet duke kercenuar e ofenduar kundershrarin as por behet me vizion argumente dhe fandazi per popullin te djatht apo te majt qofshin... pranadaj sa te jet shkatrysi i fundit i shqiperis (sb) ne krye te pd voten time skeni per ta par nga nje ish demokrat

    Përgjigju
  • serveti: 23/07/2022 13:26

    Keta qe po qejne e kane hallin se i kane ushtare te tyre dhe kjo dihet i njohin se kriminelat po hane koken e njeri tjetrit.

    Përgjigju
    • PD e shqiptarve jo e berishes: 23/07/2022 15:11

      Ne fact qe kur ka arth z.edi rama ne pushtet krimi esht ber i pamagjinushem ....se kur ishte sala ne ishim njelloj si zvicra na ana kriminale 0 per qind atentate ,ishim nje shtet ligjor qe na kishin zili gjith europa..nje keshill per rithemelimin dhe kalan e fundit te berishes shqiptaret nuk kan memori peshku . Sa te jet plaku ne krye te pd voten time se merr kurr.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?