Akuzat e Xhelal Mziut për bllokimin nga dëbora, Prefekti i Dibrës: Shumica e rrugëve kanë qenë të hapura, nuk ka munguar energjia elektrike

18 Shkurt 2021, 17:12| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 17:26

  • Share

Nexhbedin Shehu, prefekti i Dibrës i është përgjigjur akuzave të drejtuesit politik të PD-së në këtë qark Xhelal Mziut lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës. Në një lidhje direkte me Report Tv, Shehu shprehet se që prej ditës së parë të reshjeve të dëborës, janë marrë masat e nevojshme dhe se rrugët nacionale kanë qenë të hapura. Ai tha se përjashtim bënte vetëm një segment Skuraj-Burrel.

Sipas Shehut, edhe rrugët rurale kanë qenë 70% të hapura ditën e parë ndërsa në ditët në vijim është bërë e mundur lirimi i tyre. Prefekti i Dibrës thotë se energjia elektrike nuk ka munguar për këtë qark, me përjashtim të disa fshatrave në Lurë.

"Unë kam ndjekur prononcimin e zotit Mziut. Thëniet e tij nuk qëndrojnë. Dëbora që ra në datë 14 dhe 15 në qarkun Dibër dhe ju them që 300 km rrugë nacionale kanë qenë të hapura pa pushim. Përjashtim bën segmenti Skuraj-Burrel ku kemi pasur avari 4 orë. Të gjithë rrugët e tjera kanë qenë të kalueshme. Ka pasur sektorë ku kalohej me zinxhirë, shërbimet e policisë kanë qenë në terren. Janë porositur udhëtarët që vinin nga Tirana që të kenë mjete me zinxhirë. Më datë 15, të katërt bashkitë kanë aktivizuar sektorët e emergjencave civile dhe ditën e parë kemi pasur 70% të rrugëve rurale, 2000 km rrugë të hapura. Kanë vajtur borëpastrueset në Lurë, Selishten, Kalanë e Dodës. Furnizimi me energji elektrike ka qenë non stop duke bërë përjashtim vetëm Lurën për 48 orë. Bora ka qenë stuhi 24 orë dhe ka qenë normale për Dibrën. Në ditën e dytë të dëborës ne kemi shkuar dhe në fshatrat e thellë" - tha prefekti.

Prefekti është përgjigjur dhe për rastin e humbjes së jetës të së moshuarës tre ditë më parë pranë fshatit Limnjan e cila po transportohej në spitalin e Peshkopisë. Ai thotë se rruga nuk ka qenë problematike por e moshuara ka pësuar hemorragji cerebrale dhe nuk ka qenë e mundur të mbijetonte.

"Njerëzit i sigurojnë ushqimet në shtëpia. Energji elektrike ka pasur pa ndërprerje 24 orë pa ndërprerje në Dibër. Përjashtim bëjnë 3 fshatra të Lurës. Ka pasur në dispozicion në të gjithë kohën ndihma mjekësore. Fatkeqësia e zonjës, ka pasur hemorragji cerebrale. Rruga do 40 minuta ndërsa 50 minuta bëhet për shkak të dëborës - u shpreh Shehu.

Ditën e djeshme në një prononcim për Report Tv, drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu tha se janë rreth gjysma e fshatrave që janë bllokuar nga dëbora ose 40 % e qytetarëve të gjithë qarkut Dibër, ndërsa shprehet se qytetarët janë duke i hapur vetë rrugët  me mjete të ndryshme, pasi e kanë të pamundur të lidhen me qendrat urbane. Sipas Mziut, borëpastrueset kanë hapur vetëm akset nacionale dhe disa rrugë që lidin disa nga njësitë administrative me qendrën urbane, por që mbi gjysma e fshatrave janë ende të izoluara dhe se banorët kanë nevojë për ushqime pasi janë të izoluar për të bërë furnizimet vetë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ripi: 18/02/2021 18:46

    Mziut 1here ne 10 vjet i ra bore ne Kamez edhe u blloku, bo si mjeshter per bore qe bie percdo vit ne Diber.

    Përgjigju
    • kamza: 19/02/2021 18:31

      ke te drejte mor shok por hajde mbushi mendjen shqupit e shqupistave me ne krye ate legenin e larot e tij si puna e ketj ziut te shtepise se tij

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?