Valdrin Pjetri

Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit 'ngrijnë' Këshillin Bashkiak, Shkodra drejt zgjedhjeve të parakohshme?

13 Gusht 2019, 16:05| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 16:32

  • Share

SHKODËR- Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk do të konstituohet në datë 21 gusht ashtu siç ishte paralajmëruar më herët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të pritet procesi i verifikimit të dokumenteve të bëra publike nga PD ditën e sotme lidhur me kandidatin socialist Valdrin Pjetri. Dhe nëse akuzat e PD lidhur me dënimin e Pjetrit në Itali do të rezultojnë të vërteta, në Shkodër do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën dhe është dëbuar. PD thotë se për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit, por në fakt sipas drejtësisë italiane kur dënimi është poshtë dy viteve dhe për herë të parë pezullohet.

Pjetri i mohoi akuzat, ndërsa në një reagim publik kryeministri Edi Rama deklaroi se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

Komento

Komente

  • Ok: 13/08/2019 20:08

    Ç do gja behet me vetdije Shum qef kisha ta shikoja shkodren Ta qeveriste PS-ja se mos me te vertet do punonte si ne Vlor por jo... Qytet i destinum me ndejt i mbrapa mbetun... Ka Shkodra njerz t ndershem sa t dush po ktyne si interresojn

    Përgjigju
    • Mali: 14/08/2019 01:13

      jo keya jane fashiste

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?