Joseph Blater dhe Mishel Platini

Akuzat për Blater dhe Platini, në korrik dyshja pritet të dënohet me 1 vit e tetë muaj burg

15 Qershor 2022, 16:49| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 16:51

  • Share

Kalvari i gjatë i gjykimit për ish-presidentit e FIFA-s Sepp Blatter dhe ish-presidentin e UEFA-s Mishel Platini ka gjasë të përfundojë më 8 korrik, pasi dyshja e akuzuar për korrupsion priten të dënohen.

Sipas mediave të huaja prokurorët zviceranë kanë kërkuar një vit e tetë muaj burgim me kusht.

Në vitin 2011, dyshohet se  Blatter i ka dhënë Platini-së një shifër prej 2 milionë frangash zvicerane, pagesë kjo e pajustifikuar. Ish numri një i UEFA-së akuzohet për mashtrim, bashkëpunim dhe falsifikim dokumentesh. Në krahun tjetër, ai që i ka dhënë shumë FIFA-s fajësohet për administrim jo të mirë, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?