Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në një konferencë për mediat, iu përgjigjen interesit të gazetarëve për akuzat e opozitës në adresë të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Dy zyrtarët e lartë të Brukselit ishin në të njëjtën linjë kur thanë se i kanë dëgjuar akuzat e opozitës për Dakon, ndërsa theksuan se është prokuroria ajo që duhet të hetojë.
Nuk mund të jemi prokurorët, kemi përgjegjësi të tjera. Për këtë arsye ne kemi besim se zyra e prokurorisë do të hetojë dhe ne i mbështesim në punën e tyre.
Luigi Soreca, ambasador i BE në Tiranë
Kam dëgjuar për këto akuza për kryebashkiakun e Durrësit, dhe them se prokuroria duhet të bëjë punën e vet. S’mund t'u jap të drejtë pa u hetuar këto akuza, pra pa dalë e verteta.
Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE
Lajmi kryesor: