Edi Rama

Darka në Dubai/ Rama: Ministrat s’kanë vajtur për qejf, lekët i kanë paguar të tjerët! Basha: Vendi në ujë, njerëzit e kryeministrit për shtatë palë qejfe

10 Janar 2021, 15:37| Përditesimi: 11 Janar 2021, 19:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat se gjatë vizitës në Dubai ministrat kanë ngrënë një darkë luksoze në një restorant të shtrenjtë.

Kreu i qeverisë i ka kthyer përgjigje një prej komentuesve të tij, të cilit i ka shpjeguar se ministrat e tij nuk kishin paguar asgjë, pasi fatura ishte marrë nga pala mikpritëse. Këtu ai ka përmendur se bëhet fjalë për investitiorin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”. 

“Informohu që të mos flasësh mbrapsht, sepse as nuk kanë shkuar për qejf, pasi nuk kanë shpenzuar asgjë nga taksat e tua në këtë rast pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga pala mikpritëse që është një ndër grupet më të mëdha të botës, i interesuar për të investuar në Shqipëri!,”-shkruan Rama.  

Përmes një postimi në rrjete sociale Basha thotë se i gjithë vendi është nën ujë për shkak të motit të keq, ndërsa ministrat e Ramës sipas tij shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Në fund të postimit Basha shton se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që sipas tij e ka mendjen vetëm për veten e saj.

Ndërkaq në një reagim zyrtar nga ana e qeverisë, u sqarua se është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai.

Ora 17:27
Darka e ministrave në Dubai/ Basha: Vendi në ujë, njerëzit e Ramës për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrejtë të botës

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për akuzat se gjatë vizitës në Dubai ministrat kanë ngrënë një darkë në një restorant të shtrenjtë.

Përmes një postimi në rrjete sociale Basha thotë se i gjithë vendi është nën ujë për shkak të motit të keq, ndërsa ministrat e Ramës sipas tij shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Në fund të postimit Basha shton se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që sipas tij e ka mendjen vetëm për veten e saj.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha.

Komento

Komente

  • Shaban: 11/01/2021 07:00

    Ashtu eshte ashtu, ai ju jepte qe ata ti japin. Ai jep nga te vetat ata japin nga tonat.

    Përgjigju
  • gagaag: 11/01/2021 02:04

    debate pa kuptim......po si bone ti o Bashe 4 vila ne nje vend ne krize??? na e thuaj he

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?