Daniel Godelli

Akuzat për doping, Daniel Godelli: Testi B rezultoi negativ, jam i pastër

17 Janar, 17:58| Përditesimi: 17 Janar, 18:00

  • Share

Daniel Godelli është i pastër nga dopingu dhe testi B rezultoi negativ për peshëngritësin. Në korrikun e 2023, Godelli rezultoi pozitiv me medikamentin SARM fill pas Europianit 2023.

Menjëherë pas rezultatit, peshëngritësi kuqezi kërkoi një testim të dytë duke thënë se substanca nuk kishte lidhje me këtë sport. Këtë të mërkurë vetë Godelli ka konfirmuar në kanalet e komunikimit se është i pastër, kjo pas përgjigjes së testit B që i erdhi me e-mail.

"Sikurse ju bëra me dije në atë status rreth një vit më parë ku unë akuzohesha për përdorimin e një substance të ndaluar, unë do të ndiqja të gjitha proçedurat e nevojshme për të faktuar që ajo substancë e ndaluar që u gjend në analizat e mia anti-doping nuk më përkiste mua kurrësesi.

Emaili- i sotëm faktoi pikërisht këtë gjë, që substanca e gjetur në trupin tim “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimor i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplemente i kontaminuar.

Që do të thotë, suplementi ushqimor që unë kisha përdorur, në listën e përbërësve të tij tregonte vetëm vitaminat/aminoacidet/suplementet ushqimore të lejueshme për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe përballoj ngarkesën stërvitore, gjë për të cilën unë e kisha blerë dhe po e përdorja duke e kontrolluar mijëra herë, qoftë etiketën e tij (sikurse bën çdo sportist i nivelit të lartë me çdo produkt, madje edhe me një aspirinën) qoftë edhe online duke kërkuar mos kishte ndonjë shkrim apo koment negativ në lidhje me të", thuhet në reagim.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?