Szymon Marciniak dhe Messi në finalen e 'Katar 2022'

Sport

Akuzat për gjykimin e Napoli - Milan, UEFA cakton arbitrin më të mirë në botë

17 Prill 2023, 15:53| Përditesimi: 17 Prill 2023, 15:54

  • Share

Napoli dhe Milan do luajnë të martë në 21:00 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League. Kuqezinjtë fituan 1-0 një javë më parë në "San Siro", me napoletanët që kërkojnë të përmbysin gjithçka në stadiumin e tyre.

Për këtë ndeshje, UEFA ka caktuar që arbitri polak Szymon Marciniak të jetë kryesor. Marciniak vlerësohet si arbitri më i mirë në botë, teksa drejtoi edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në "Katar 2022".

Një javë më parë në Milano, arbitri Istvan Kovacs mori vendime të dyshimta, me UEFA-n që e ka pezulluar. Për të shmangur dyshimet në lidhje me gjykimin, në ndeshjen e kthimit mes italianëve në Champions League, UEFA ka caktuar arbitrin më të mirë për momentin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 19/04/2023 12:43

    A PO ME I MIRI ESHTE SE JA DHUROI BOTERORIN RAKITIKUT MESSI,,,,,PER KETE ESHTE ME I MIRI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?