Akuzat për korrupsion, GJKKO vendos 'arrest shtëpie' për drejtorin e burgut 313

6 Prill 2020, 14:48| Përditesimi: 6 Prill 2020, 14:55

  • Share

Gjykata e pocsaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka vendosur të lë në masën e sigurisë arrest shtëpie drejtorin e burgut 313 Eduart Struga.

Ndërsa për shefin e Logjistikës, Florjan Ahmetaj dhe përfaqësuesin e subjektit brenda institucionit të vuajtjes së dënimit Ervin Kurtulla GJKKO vendosi arrest me burg.

Eduart Struga së bashku me shefin e logjistikës dhe përfaqësuesin e subjektit u arrestuan 3 ditë më parë pas një hetimi 1 mujor  nga Prokuroria e Tiranës.

Nga hetimet rezultoi se Eduard Struga me shefin e logjistikës i kanë marrë përfaqësuesit të dyqanit 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t'i dhënë lejen brenda burgut.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?