6 mijë euro ryshfet për ndryshim të masës së sigurisë/ Arrestohet bashkëshorti i Mimoza Margjekës dhe dy të tjerë, gjyqtarja dhe avokati në arrest shtëpie

9 Shtator 2020, 14:32| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 20:22

  • Share

Në shoqërinë e policisë mbërritën në Gjykatën e Posaçme avokati Skënder Demiraj dhe gjyqtarja Mimoza Margjeka, të vënë në hetim për rryshfet 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Dalja e Margjekës nga makina e policisë u shoqërua me minuta tensioni. Margjeka është e dyshuar për korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtare, akuzë të cilën ajo e mohoi edhe gjatë seancës. Ndërsa avokati Demiraj u shpreh në seancë se personi që pretendon se atij i ka dhënë 6 mijë euro ia ka marrë së ëmës por ka gënjyer dhe mund t'i ketë lënë në lloto sportive.

Këto masa të lëna në fuqi sipas avokatit Genci Gjokutaj dhe Ilia Ilia do të ankimohen dhe tregojnë se vendimi është jo legjitim. Pas senacës gjyqtarja Margjeka u shoqërua me police për në shtëpi por këtë herë me praninë e një efektiveje dhe u nxor nga dera e pasme e gjykatës së posaçme.

Gjyqtarja është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie së bashku me avokatin Demiraj ndërsa në masën arrest me burg është lënë bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara që ka luajtur rolin e sekserit apo marrësit të parave si dhe dy shtetasit Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla.

Nejton Bali rezulton se është i afërmi i personit që iu ndryshua masa e sigurisë përkatësisht Orion Bali për të cilin gjykata e Pogradecit kishte caktuar arrest me burg dhe apeli i Korçës me vendimin e Margjekës e ka lënë në liri kundrejt garancisë pasurore prej 500 000 lekësh.

Po si ndodhi ngjarja? Nejton Bali, vëllai i të dënuarit, dhe Klaudjo Zhilla, kanë luajtur rolin e sekserit, përmes njohjeve që kanë pasur me Arben carën dhe Mimoza Margjekën. Bali kishte pajtuar si avokat mbrojtës për vëllanë e tij shtetasin avokatin Sënder Demiraj, i cili me njohjen që kishte me bashkëshortin e gjyqtares, ka ndikuar kundrejt shumës së mësipërme që gjyqtarja të bënte ndryshimin e masës së sigurisë. Edhe Klaudjo Zhilla  mbi bazën e njohjes që kishte me avokatin dhe bashkëshortin e gjyqtares, ka ndërmjetësuar takimet midis gjyqtares, avokatit dhe sekserit  në ambientet e hotelit të tij në Korçë, vendi ku i kanë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares shumën e eurove, duke i premtuar se bashkëshortja do të bënte ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në garanci pasurore për Orion Bali në 500 000 lekë.

Pas krijimit të SPAK ky është arresti i parë në rradhët e sistemit të drejtësisë ndërsa pritet që pas 24 orëve gjyqtarja, bashkëshorti i saj avokati dhe dy shtetasit të dalin për masë sigurie në gjykatën e posacme kundër krimit dhe korrupsionit.

Aktualisht SPAK ka 180 procedime penale që lidhen me korrupsionin në rradhët e zyrtarëve shtetëror si dhe shpërdorimeve të detyrës me pasoja të rënda ekonomike për vendin.

Margjeka rezulton se është e komanduar në apelin e Korçës nga KLGJ ndërsa para pak kohësh si gjyqtare e apelit në Durrës ajo nuk i njohu mandatin Valbona Sakos ish kryebashkiakes së Durrësit.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Cara, i cili njihet dhe si militant i PD, është Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Ora 15:28
Kush është avokati i lënë në arrest shtëpie, djali iu vra nga Kostandin Xhuvani

1599658333_ArberdheSkenderDemiraj.jpeg

Arben Demiraj dhe Skënder Demiraj

Avokati Skënder Demiraj, i cili u la në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion aktiv për ndryshimin e një mase sigurie ndaj një të dënuari është i ati i Arben Demiraj.

Arben Demiraj mbeti i vrarë në masakrën e shkaktuar në Tirane nga Kostandin Xhuvani në zonën e Rrugës së Elbasanit, djali i ish deputetes Luiza Xhuvani.

Kostandin Xhuvani është dënuar me 35 vite burgim për vrasjen e katër personave Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe italianin Gianpaolo Azzola, më 4 nëntor 2014.

Ora 15:17
Kush është bashkëshorti i gjyqtares së arrestuar, militant i PD-së
1599657340_BurriiMimozesArbenCara.jpg
Arben Cara

Report Tv ka siguruar foton e Arben Carës, bashkëshorti i gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka, i cili u arrestuar për korrupsion aktiv duke marrë ryshfet 6 mijë euro që të ndërhynte tek e shoqja dhe të ndryshonte masën e sigurisë për një të arrestuar.

Arben Cara njihet dhe si militant i PD-së. Ai punonte si pedagog ne Universitetin e Durresit prane Fakultetit te Drejtesise

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 10/09/2020 10:14

    Une shpresoja te ishte reforme ne drejtesi por fatkeqesisht po del reforme ne padrejtesi dmth padrejtesia ne version te ri.

    Përgjigju
  • Lulashi: 09/09/2020 18:42

    Plas gallata edhe te SPAK... Ne mengjes i arrestoine per korupsion..ne dreke i liroine me mase arrest shtepie... ne darke u kerkoin falje dhe neser i demshperbleine per prishje te figures...Popull... kjo qenka reforma ne drejtesi!!!

    Përgjigju
    • ola: 10/09/2020 09:01

      pseee kishe ndo1 mendje te keqe ti se do bejne drejtesi keta. karstriot selita i beri prokuror burrin shoqes deputete fela fela dhe kaloi vetingun pas 16 muajsh pritje dhe 2 trupa qe dhane doreheqje, donika prela po ashtu, anita mici liron kriminele dhe kalon vetingun, por pas 15 vjet gjyqtare duhet te ribeje shkollen se nuk din mjaftueshem !!! ehhh te ishte gjalle nastradini...do gajasej

  • Arsi: 09/09/2020 18:03

    Kjo liroi nje fakir qe ndihmonte sirianet dhe spak e arreston. Anita Mici liron lul berishen dhe spak jo qe nuk e arreston por kalon dhe vetingun. Ca ka me thone yuri Kim per kto?

    Përgjigju
  • Toni: 09/09/2020 16:58

    Kta qe u perpoqen per te fituar lirine dicka qe kushdo mundohet arrest me burg, ata qe shkelen ligjin dhe u korruptuan njeri dekan(turp i zotit) tjetra gjyqtare tjetri avokat arrest ne banese. Dmth gjyqtar merrni lek ju mo e rruani se arrest shpie maksimumi. Beni ore nje shembull dergjenj ne burg te sigurise te larte qe te dridhen te tjeret kur tu ofrojn ryshfete.

    Përgjigju
  • Pres drejtesi: 09/09/2020 16:47

    Jyri Kim bravo per drejtesine qe duam ... gjyqtarja arrest shtepie qe mori leket fakiret ne burg... profesori qe jep lende per drejtesi kryen korrupsion... bravo kjo drejtesia qe duam... bravi Gjin Qin Gjoni fenomen

    Përgjigju
  • Gjynah: 09/09/2020 16:38

    Ca lidhje ka gjykimi per zgjedhjet, kjo sh**** ka kare pese lek per te nxjerr nga burgu nje kriminel. Ti hetohet pasuria ne vijim dhe te shohim sa ka liruar ne karieren e saj, buk na hyn be pune politika, ku dihet se asnje nuk eshte bere gjyqtar e prokuror pa mbeshtetje politike

    Përgjigju
  • Taulant: 09/09/2020 15:26

    Kjo eshte gjyqtarja e PD-se qe duke mos i dhene mandatin Valbona Sakos ne Durres i dha pak oksigjen Bashes vitin e kaluar per te bere nje beteje tjeter te humbur disa ditore me Ramen. Kerme e degjeneruar.

    Përgjigju
  • Ipo: 09/09/2020 15:26

    70% e gjykatesve dhe prokuroreve jane militantet e PDse qe krimineli Berisha I ka vendosur nder vite dhe ja rezultatet e vetingut per keto bandit.

    Përgjigju
  • plepisti: 09/09/2020 15:24

    Ska dyshim qe diapazoni kaq i madh i denimeve u le shteg gjyqtareve qe te bejne cte duan me denimin perfundimtar nga arest me burg ne garanci pasurore ose arest shtepie. Duhet cilesuar vetem nje denim ne kodin penal jo disa alternativa per ti prere rrugen korrupsionit. Politika i ben per vete keto kategori denimi qe kur te vije rradha e tyre te marrin denimin me te lehte si puna e Sajes.

    Përgjigju
  • Korçari: 09/09/2020 15:23

    Ti shikohet pasuria ketyre hajduteve me kollare te drejtesise.

    Përgjigju
  • Ish-studentja: 09/09/2020 15:22

    Ky Cara a mos eshte edhe Profesor ne Durres?

    Përgjigju
  • Geri: 09/09/2020 15:20

    Gjyqtarria e avokati ne shpi tjeret burg he shtet kulve

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/09/2020 14:54

    Besoj se do te largohet edhe rreziku i gjingjonit se ja u be nje kurban nga spaku. Sa te rrojme,do shikojme dhe do mallkojme....veten kur te zhgenjehemi nga pritshmeria qe perceptojme.

    Përgjigju
  • Njeri: 09/09/2020 14:54

    Ato robt ku ti keni.... Gjyqtarja me burrin arrest shtepie???? S ke cfare flet me ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?