Achraf Hakimi

Sport

Akuzat për përdhunim, Achraf Hakimi rrezikon deri në 15 vite burg

2 Gusht, 13:52| Përditesimi: 2 Gusht, 13:57

  • Share

PARIS - Probleme të mëdha ligjore për yllin e Paris Saint Germain, Achraf Hakimi. Mbrojtësi maroken rrezikon deri në 15 vite burg, nëse gjykata franceze vendos të pranojë akuzat për përdhunim të ngritura ndaj tij.

Ngjarja e dyshuar daton në shkurt të vitit 2023, kur një 24-vjeçare e akuzoi Hakimin se kishte kryer akt seksual pa pëlqimin e saj. Rasti u raportua fillimisht në polici, ndërsa më vonë viktima e pretenduar i dërgoi mesazhe prokurorëve duke përshkruar ngjarjen.

Prokuroria franceze ka propozuar zyrtarisht ngritjen e një padie penale, ndërsa hetuesi pritet të marrë një vendim përfundimtar nëse çështja do të kalojë në gjykatë ose do të mbyllet pa ndjekje penale.

Hakimi ka mohuar kategorikisht çdo akuzë, duke e cilësuar ngjarjen si një përpjekje për shantazh financiar ndaj tij. Megjithatë, nëse gjendet fajtor, ai mund të përballet me një dënim të rëndë që arrin deri në 15 vite privim lirie.

Ylli i PSG-së vijon të jetë pjesë e klubit dhe nuk është përjashtuar nga aktivitetet sportive, megjithëse rasti ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi të ardhmen e tij në fushën e lojës dhe jashtë saj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?