Kylian Mbappe

Kylian Mbappe po hetohet në Suedi për përdhunim, sulmuesi akuzon PSG-në: Lajme të rreme! Reagon klubi francez

15 Tetor, 11:45| Përditesimi: 15 Tetor, 13:34

  • Share

Ylli i Real Madrid dhe Francës, Kylian Mbappe mbeti jashtë listës së kombëtares për ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, kjo për shkak të një dëmtimi. Kohën e lirë sulmuesi e kaloi në Suedi, ku u pa edhe në një club me miqtë e tij.

Ndërkohë, një raport i RMC Sport ka hedhur akuza të rënda për sulmuesin, me median në fjalë që shprehet se ai po hetohet në Suedi për një rast përdhunimi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mbappe, që i konsideron lajme të rreme dhe të sponsorizuara nga ish-klubi i tij, PSG, me të cilët janë në gjyq për miliona euro në lojë.

“Është bërë kaq e parashikueshme, vetëm pak kohë para seancës gjyqësore”, shkroi Mbappe në 'X'. Për hir të së vërtetës, Mbappe kishte postuar edhe linkun e lajmit që tanimë nuk ekziston.

Gazetat suedeze Aftonbladet dhe Expressen si edhe transmetuesi publik SVT të martën raportuan se 25-vjeçari Mbappe ishte objektivi i hetimit, pas vizitës së tij dy-ditore në kryeqytetin nordik javën e kaluar.

“Në përgjigje të raporteve të mediave për një përdhunim të dyshuar në Stockholm, prokurori mund të konfirmojë se një kallëzim penal është dorëzuar në polici”, tha në një deklaratë Autoriteti i Prokurorisë suedeze. Ai shtoi se incidenti i supozuar ndodhi në një hotel më 10 tetor, por nuk përmendi një të dyshuar dhe tha se nuk mund të ndahen informacione të mëtejshme për momentin.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PSG-së që e quan turp një akuzë për fabrikim të lajmeve të rreme.

“Sinqerisht, është një turp. PSG është përgjegjëse për çdo gjë rreth tij. A ka shënuar ai ndonjë gol (përveç penalltive) me Madridin? Është faji i PSG-së. Ai ka humbur ndeshje me kombëtaren e Francës, edhe pse ai thotë që është, por ai nuk është i lënduar? Është faji i PSG-së. Tani PSG-ja po bën lajme edhe në Suedi. Ta injorojmë dhe ta mbajmë nivelin tonë”, ishte përgjigja e tyre.

55 milionë euro është shuma që Mbappe i kërkon PSG-së në bazë të kontratave që ka pasur me klubin, para se të largohej te Real Madrid. Palët janë në gjyq.

Postimi i Mbappe

Ora 13:31
Mbappe akuzohet për përdhunim, prokurori suedez konfirmon hetimin pa përmendur emrin e sulmuesit

1727017266_kylianmbappe.JPG
STOCKHOLM - Një prokuror suedez tha të martën se një hetim për përdhunim ishte hapur pa përmendur Kylian Mbappe, pas raportimeve të mediave se ylli i Real Madridit dhe Francës ishte i dyshuari për këtë akt pas një vizite në Suedi.

Gazetat suedeze Aftonbladet dhe Expressen si edhe transmetuesi publik SVT të martën raportuan se 25-vjeçari Mbappe ishte objektivi i hetimit, pas vizitës së tij dy-ditore në kryeqytetin nordik javën e kaluar.

“Në përgjigje të raporteve të mediave për një përdhunim të dyshuar në Stockholm, prokurori mund të konfirmojë se një kallëzim penal është dorëzuar në polici”, tha në një deklaratë Autoriteti i Prokurorisë suedeze. Ai shtoi se incidenti i supozuar ndodhi në një hotel më 10 tetor, por nuk përmendi një të dyshuar dhe tha se nuk mund të ndahen informacione të mëtejshme për momentin.

Expressen të hënën identifikoi Mbappe si të dyshuar, duke cituar burime anonime, ndërsa Aftonbladet dhe SVT thanë të martën se kishin marrë gjithashtu informacione që konfirmonin se Mbappe ishte i dyshuari. Expressen tha se Mbappe ishte "i dyshuar në mënyrë të arsyeshme" për përdhunim dhe sulm seksual, niveli më i ulët i dy dyshimeve në sistemin ligjor suedez.

Sipas Autoritetit të Prokurorisë, shkalla më e lartë e dyshimit, "shkaku i mundshëm", është zakonisht një parakusht që një i dyshuar të mbahet në paraburgim përpara një akuze formale.

I kontaktuar nga AFP të hënën, stafi dhe menaxherët e Mbappe thanë se nuk kishte njohuri për një ankesë ligjore të bërë kundër tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?