Lulzim Basha dhe Edi Rama

Rama: Lulëzim dil fol vetë për akuzat që t'i bëjnë dëshmitarët e masakrave në Kosovë! E ke bërë partinë si leckë; Basha: Ti po gënjen, merru me COVID

16 Nëntor 2020, 19:38| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 22:46

  • Share

Në një deklaratë për shtyp Partia Demokratike, shkruan se përbuz të gjitha akuzat që janë bërë në drejtim të kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me rolin e tij në raportin e Dick Marty kur punonte në UNMIK.

Sipas deklaratës së selisë blu, Basha në asnjë ditë punës së tij në UNMIK nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Po sipas PD, ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Williamson.

Kësaj deklarate i është kthyer përgjigje menjëherë nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka bërë thirrje Bashës të dalë vetë të flasë për akuzat dhe jo të përdorë partinë, të cilën shkruan se e ka bërë leckë për këpucët e tij. Pas Ramës, reagoi edhe vetë Basha, i cili ka përsëri ka ndërruar temë dhe teksa thotë se Rama po gënjen i bën thirrje të kujdeset për qytetarët me COVID.

"Partia Demokratike përbuz me neveri maskaradën e orkestruar nga Edi Rama dhe Top Channel kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Deklaratat e fabrikuara  janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve. Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Ëilliamson. Deklaratat e rreme të orkestruara nga Edi Rama nuk dëmtojnë aspak Lulzim Bashën. Ato shkojnë kundër interesit kombëtar, duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë", thotë PD.

 Këto akuza sipas PD janë skenarë për të dëmtuar në zgjedhje kreun demokrat.

"Sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, Edi Rama zbaton të njëjtin skenar shpifjesh kundër Lulzim Bashës. E bëri atë në 2005-ën, në 2011-ën dhe po riciklon sërish skenaret e denja për Sigurimin e Shtetit. Të tillë skenarë imagjinarë kundër Lulzim Bashës do të dëgjoni pa ndërprerje deri në 25 Prill! Rama nuk ka asnjë alternativë dhe nuk ka me çfarë ta mbulojë tjetër dështimin e 8 vitëve në pushtet. Përbuzeni Edi Ramën dhe mercenarët e tij", thuhet më tej në deklaratë.

Ora 21:38
Basha: Rama thotë gënjeshtra kundër meje, të investojë kohën në shërbim të qytetarëve që po vdesin nga COVID

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama i tha të dalë të tregojë të vërtetën pas akuzave që i janë bërë nga dëshmitarët e masakrave në Kosovë.

Basha ka ndërruar "pllakë" dhe ndërsa thotë se Rama po hedh gënjeshtra ndaj tij, i kërkon që t'u kushtojë vëmendje qytetarëve që po humbin jetën nga COVID.

"Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot.

Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit", shkruan Basha.

Ora 21:09
Rama i kthehet Bashës: E ke bërë partinë si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t'i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës të bërë nga PD e cila hidhte poshtë të gjitha akuzat e bëra ndaj kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me përfshirjen e tij në raportin e Dick Marty apo në hetimin e drejtuesve  të UÇK-së.

Rama i thotë Bashës se e ka bërë partinë leckë, ndërsa i bën apel të dalë e të flasë vetë për akuzat. Këtu shton se ai ka bërë rolin që i takon duke i kërkuar të sqarojë publikisht rolin e tij.

"Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t'i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!

Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t'i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s'këputet", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 17/11/2020 20:45

    Te thuash te drejten dhe te verteten , e domosdoshme per te gjithe , per nje pushtet ligjor per gjithe popullin , sipas disave , qenke me Bashen apo Berishen . Jo o zoteri jo ! Kushdo , kerkon nje jete me te mire , per veten por edhe per shoqerine ,mes se ciles jeton , jeta nukse behet ne vetmi .

    Përgjigju
  • Akrepi: 17/11/2020 10:52

    Keto propaganta kaq te lexushme nuk mund as te kenaqin ate qe i thot , pa lere ti sherbejne maksimalisht per pune te medha , qe u duhen politikaneve , ne momente zgjedhiesh . Kjo menyre e te berit propagant , se pari demton direkt , ate qe i organizon dhe i hedh ne treg per ushqim shpirteror te popullit teper fukara e naiv , per arsye te mungesave me kryesore , per jetese . Me mallekime e me ofeza ,shpifie , perbaltie , organizimin e militanteve fanatik , kunder kundershtarit politik , nukse ka shanse per fitore , askush qe i perdor , si armen me efektivitet te plot , per fitore pushtetesh . Per te ngritur nje staf qeveritar te sakt , per te drejtuar popullin , nevoitet nje politike e paster dhe e besueshme , e drejte dhe e vertete . pa eksese , pa genjeshtra e mashtrime , pa prapaskena , pa matrapazlleqe . Nje pushtet i dale nga genjeshtra dhe mashtrimi ; do jete pushtet genjeshtaresh dhe mashtrusish , nje pushtet i dale nga vjedhia e votes ; do jete nje pushtet hajdutesh , nj pushtet i dale nga e drejta dhe e verteta , do jete nje pushtet i drejt dhe i vertet , i cili eshte kaq i munguar tek ne . Si eshte e mundur te mos jemi te vetedijshem per =interesat tona , por bejme c'far dim me mire , per intresat e te tjereve . A-ja e filozofise eshte ti sherbesh vet-vetes e pastaj edhe shoqerise .

    Përgjigju
    • Avni Rustemi: 17/11/2020 13:30

      Shpresoj te jesh edhe ti o akrep bashke me bashen dhe berishen kur ti vij ora.

  • F.ck the system: 17/11/2020 10:43

    Ramz alia nen urdhrat e UDb s??dhe te tjeret qe e pasuan me pas?

    Përgjigju
  • Karadakliu: 17/11/2020 10:29

    Basha edhe mund te mso jete i paster ne kete aspekt,Por, ai nuk ishte vetem ne ate "veprimtari",ka pasur edhe te tjere si ai,sikur ishin perkthyes,Keshtu, improvizohen hipokritet-mizeviret,ata qe shesin interesin kombetar per interesa-xhepa personal.Madje, disa grupe te quajtura "shoqeri civile",ose OJQ qe jane krah i subjketeve politike, i dalin ne krah edhe Bashes,Ata, me sa duket, jane te "Qadres",te 21 Janarit e Gerdecit.

    Përgjigju
  • TA RRRRAS LALA: 17/11/2020 08:23

    O LYL O KRIMINEL HAJDUT TRADHTAR SHAL NGJIT 7×7=42 TI JE AQ IDJOT SA DHE VET E KUPTON QË JE IDJOT. PO TI MOR MONSTËR KTO GJËRA I KE BËR E JE KOSHJENT PËR ÇFAR KE BËR. ÇFAR LIDHJE KA EDI RAMA ME KOSOVARËT QË SI NJEF FARE. TI JE ZARI I QENIT BASTARD WC SALMUT BERKAKËS QENIT MË TË PA BES TË KOMBIT SHQIPTAR. AI TË REKRUTOI E TË BËRI SI VETEN SPIUN TË SËRBIT. SALMUTI DHE TË BIJËN HUNDERREN ARGITA PROSTITUTËN E KA BËR SPIUNE TË SËRBIT O QEN SHAL NGJIT. PO PRIT SE E VËRTETA MUND TË VONOI POR KUR SDO HAROI. DO DALI E VËRTETA O SHAL NGJIT NJERIU QË QESH O PIS DIBRAN PA DIN E IMAN.

    Përgjigju
  • dulja: 17/11/2020 05:23

    nuke genjen Rama o trape ate e di gjithe Kosova dhe mbare kombi qe je tradhetare

    Përgjigju
  • kosovari: 17/11/2020 00:04

    KU E COVE KASETEN MOR DIBRAN I POSHTER,,,MOR KRIMINEL I POPULLIT SHQIPTAR,,,TI JE NJESOJ SI SALI BERISHA QE TE VRET DITEN PER DIELL NE MES TE BULEVARDIT DHE NATEN TE CON NJEREZ PER TE BLERE GJAKUN.....plumbin ballit do marresh ...

    Përgjigju
  • Haha: 16/11/2020 21:20

    Tall koqet Edi me Lylushken

    Përgjigju
    • Tani: 17/11/2020 09:15

      Pse mos vetem me Lulushken tallet ai , pse me keta debatikasit qe komentojne ketu dhe hidhen ne zjarr per lartgjatesine e tij nuk tallet ai.Turp per ate qe perdor histori 30 vjecare per te marre vota , eshte bere me keq se ai plehra Saliu, Shqiperia eshte ne Interpol , pse nuk ben hetime per masakrat ne Kosove nese i dhimbsen ketij , pse nuk leshon urdhra arresti nderkombetar per kriminelet serbe te luftes ,pse eshte bere si vlla me Vuqic dhe ate lesbiken serbe ky mallisti .Keta jane te gjithe njelloj o njerez te mbaruar .

  • F-35: 16/11/2020 20:43

    Jane njerezit gjalle o plehra! Nuk flitet per perpara 100 vitesh, por para me pak se 20 vjet. Po kur duan te na mbushin mendjen duke ju referuar deklarates se Williamsonit, a thua se ai do pranonte rolin e Lulit ne hetime kur dihet qe ka qene vartesi i tij. Pastaj per shkak te ndjeshmerise se ceshtjeve te hetuara ata shume here kane operuar te maskuar. Dhe e kane bere qe nje dite si sot, te thone se nuk ishim ne. Sic po thote Luli me te tijet ketu e ne Kosove. Po kush i ha keto?! Neser avazi neeeseeer!!!

    Përgjigju
  • Mashkullori: 16/11/2020 20:34

    Pjesemarrja ne proces,( domethene ne proces gjyqesor),eshte krejt tjeter nga pjesemarrja ne hetimin dhe perpilimin e dosjeve per drejtuesit e larte te UCK-se.Luli akuzohet jo per pjesemarrje ne proces gjyqesor,por per hetimin dhe pergatitjen e dosjeve. Sqarimin le ta beje per kete te dyten...

    Përgjigju
  • Lali: 16/11/2020 20:00

    Kete krim qe ke bo ne Kosove nuk mund ta mbyllish me nje raport mjeksore o pederast,hajdut i 270 milion eurove,vrasesi i 4 demostruesve,shitjen e Detit Grekerve,shkaterrimin e mbikalimintek zogu i zi qe kushtoj miliona euro.ky eshte njriu qe kerkon te bohet kryeministri i vendit o milet.

    Përgjigju
    • Bes: 16/11/2020 23:25

      Pse mos behet o bos a votum Ramen per te mbajt premtimet??? Se do i fuste ne burg do bente drejtesi per ato qe thua e per me shume tjera??? E cafar beri..? E amnisroj. Madje kerko nje video duhet te jet ne internet ku Rama thot me gojen e vet plot besim ku i kerkonte elektoratit qe e kish votu qe mos i kerkonte me llogari per 21 janarin pasi per Rameziun kjo ceshtje, ishte e se shkuares, e kushdo duhet ta haronte. Tani kush eshte me i rezikshem Killeri hajdut (Basha) apo ai qe e Mbron e strehon e amniston e ndimon Killerin hajdut (Rama) une mendoj qe Rama eshte me i rezikshem se strehon Killera i amniston i perdor si gogola per te ndejt vet ne pushtet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?