Trafikim fëmijësh, Prokuroria e Selanikut nis hetimet! Përparim Ademi 30 dalje jashtë shtetit në 12 vite, tutor i 2 motrave Metani të dënuara për prostitucion në Greqi

7 Janar 2021, 09:39| Përditesimi: 7 Janar 2021, 15:48

  • Share

TIRANË- ReportTv zbardh ekskluzivisht 30 udhëtimet e Përparim Ademit (Telës) drejt Greqisë, Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Janë pikërisht këto udhëtime të cilat do të kalojnë në sitën e hetuesve për të zbardhur të vërtetën mbi akuzat e ish-kunatit që deklaron se Përparim Ademi është pjesë e një rrjeti që shet fëmijë në vendet e BE-s, Kosovës dhe Malit të Zit. 

Sipas të dhënave të siguruara nga Report Tv, Ademi në disa prej këtyre udhëtimeve rezulton i shoqëruar nga motrat Metani, Zhaneta dhe Kristina me të cilat ai ka patur marrëdhënie intime dhe i vrau më 31 dhjetor 2020.

Udhëtimet e Ademit datojnë nga viti 2008 de më i fundit është në 4 janar 2020 kur ai largohet nga Shqipëria nëpërmjet Kapshticës dhe qëndron një javë në Greqi. Kthehet më 11 Janar 2020 dhe nga ai moment legalisht ai s'ka dalë më nga Shqipëria deri kur u arrestua mesditën e 31 dhjetorit.

Niveli i tij i jetesës dhe të ardhurat ekonomike nuk kanë bindur hetuesit për të gjitha këto lëvizje jashtë vendit për një person si të papunë që deklaron se është bojaxhi. Udhëtimet e Përparim Ademit jashtë vendit janë me furgon, autobus, veturë personale dhe avion. Në përfundim të këtyre hetimeve, në rast se policia kriminale dhe Prokuroria e Tiranës gjejnë prova për trafik të fëmijëve, dosja do t'i kalojë SPAK.

Burime për Report Tv bëjnë me dije gjithashtu se dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë dënuar në Greqi për prostitucion dhe Përparim Ademi si tutor i tyre. Referuar të njëjtave, 2 motrat kishin marrë dhe një shtëpi me qira në Kavala të Greqisë, një qytet rreth 3 orë larg pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërisë. Ndërkohë, për akuzën e trafikimit të fëmijëve, mësohet se ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Selanikut.

Ora 14:01
Përparim Ademi i tregoi bashkëshortes për tradhtinë e Zhanetës, gruaja: Le të të tradhtojë, të dashur e ke! Si e mora vesh për vrasjen e saj

Bashkëshortja e Përparim Ademit, në dëshminë e dhënë në policinë për lidhjen e tij me Zhaneta Metanin, ka treguar një detaj se si burri i saj i tregoi për tradhëtinë e të dashurës së tij. Ajo është shprehur se i ka thënë ‘le të të tradhëtojë, në fund të fundit të dashur e ke’.

Në dokumentin e siguruar nga Report Tv të dëshmisë, Vjollca Telo, gruaja e Përparim Ademit tregon marrëdhëniet që ka pasur me Zhaneta Metanin dhe Kristinën.

Ajo thotë se nuk ka dashur që të ndërhyjë në raportin e Përparimit me 2 motrat.Vjollca Telo tregon se si e mori vesh vrasjen e Zhaneta Metanit.

Më datë 31 dhjetor ajo tregon se pasi bashkëshorti i tregoi për shqetësimin e lidhjes me Zhanetën, Vjollca ka dalë nga banesa për të bërë pazar.

Sipas dëshmisë, kur Vjollca u rikthye në shtëpi, nuk e gjeti Përparimin dhe menjëherë telefonoi Zhanetën. Në telefon u përgjigj Anxhelo, djali i Zhanetës i cili u shpreh se Përparimi kishte shkuar në shtëpi dhe kishte vrarë të ëmën.

Ora 13:27
Thellohet skandali/ Prokuroria e Selanikut nis hetimin për trafikim fëmijësh

Historia e ngjarjes tronditëse të Përparim Ademit, i cili vrau të dashurat e tij, dy motrat Zhaklina Metani dhe Kristina Bardhi ka vënë në lëvizje edhe autoritetet greke.

Prokuroria e Selanikut ka regjistruar zyrtarisht një hetim pas akuzave për trafikim fëmijësh. Siç shkruajnë mediat greke hetimi paraprak u urdhërua nga Prokuroria e Selanikut pas deklarimeve të të afërmve të motrave Metani.

kreu i Prokurorisë së Selanikut, Panagiotis Panagiotopulos, urdhëroi një prokuror për të kryer një hetim në mënyrë që të qartësohen pretendimet specifike të birësimit të paligjshëm dhe nëse ka përfshirje të një grupi të organizuar.

Nga deklaratat publike është folur për më shumë se dhjetë fëmijë kanë lindur në maternitetet greke dhe janë shitur për një tarifë me ndihmën e një avokati që nuk është gjallë.

Ora 13:10
Motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të arrestuara në Greqi për prostitucion, Përparim Ademi i dënuar si tutor i tyre! Kishin shtëpi në Kavala

 

Thellohet skandali i historisë së Përparim Ademit me dy motrat, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, pasi ai i vrau mëngjesin e 31 dhjetorit të kaluar.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar se dy motrat kanë qenë të arrestuara më parë në Greqi për prostitucion e kalim të paligjshëm të kufirit.

Ndërkohë që vetë Përparim Ademi rezulton i dënuar nga drejtësia greke si tutor i tyre.

Së fundmi kishin marrë dhe një shtëpi me qira në Kavala të Greqisë, një qytet rreth 3 orë larg pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërisë.

  

Banesa në Kavalla ku jetonin

 

1610020959_ADEMI.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • what the fuck: 07/01/2021 17:33

    GJITHE KY TRAFIK femijesh e prostitutash,,,na tregon punen e dobet te policise...prape ketu policia ka pjesen e vet te fajit,,,ashtu si ne rastin e klodian rashes...kjo pa frike mund te quhet polici per faqe te zeze...

    Përgjigju
  • gabeli: 07/01/2021 13:24

    rrofte Partia dhe Enveri se Mehmet Shehu desh na theri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?