Fleta e votimit faksimile e KQZ (majtas) dhe fleta zyrtare e 11 majit (djathtas)

Kronikë

Akuzat për ‘trenin bullgar’ në Peqin, Prokuroria e Elbasanit i kthen përgjigje PD: Po hetojmë (por si ra alibia e Berishës)

2 Qershor, 13:05| Përditesimi: 2 Qershor, 13:22

  • Share

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike për akuzat për manipulimin e votave në Pekisht të Elbasanit përmes trenit bullgar.  Prokuroria e Elbasanit thotë se kanë regjistruar procedimin penal dhe janë në fazë verifikimi.

“Në përgjigje të kërkesës suaj të protokolluar pranë nesh me Nr.5470, datë 26.05.2025, lidhur me informacionin e kërkuar për ngjarjen e datës 22.05.2025 të ndodhur në fshatin Pekisht Peqin, ju bëjmë me dije se:

Nga verifikimi i kryer nga zyra e regjistrit rezulton të jetë regjistruar procedimi penal Nr.522 datë 26.05.2025, për veprën penale të "Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi. Duke ju falënderuar”, thuhet të përgjigje.

Por, pretendimet e Berishës për trenin bullgar në Peqin u rrëzuan edhe nga Policia, por edhe nga KQZ. Kjo e fundit vetëm më 30 maj konfirmoi se asnjë fletë votimi nuk mungon nga materialet e Peqinit.

PD pretendoi më 22 maj se fletët e votimit të gjetura në lokalin në fshatin Pekisht të Peqinit, në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, ishin përdorur për manipulimin e votave përmes Trenit Bullgar. Por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Shqiptarja.com përmes një investigimi zbuloi se fletët e votimit në Peqin ishin thjesht "faksimile" të KQZ për trajnime dhe pa vula. Nga këqyrja rezultoi se këto fletë nuk kishin as vulën e KQZ-së dhe as firma. Por PD pretendoi që të bënte edhe një ekspertim privat, duke dërguar shkresa shtesë. KQZ dhe Policia kanë rrëzuar tashmë të dyja pretendimet e opozitës për “trenin bullgar” me procesin dhe fletët e votimit.

Vetë kryeplaku i fshatit Pekisht konfirmoi për Report Tv fletët e votimit ishin thjesht faksimile për të edukuar qytetarët.

Çfarë është treni bullgar?

Treni bullgar” nënkupton një teknikë klasike të mashtrimit zgjedhor. Mjafton që vetëm një fletë votimi origjinale dhe me vulën e KQZ, e paplotësuar, të dalë në mënyrë të paligjshme, jashtë qendrës së votimit. Sapo ajo del jashtë qendrës, plotësohet nga subjektet e interesuara për një kandidat a parti të caktuar. Fleta i jepet një votuesi me të cilin është rënë dakord paraprakisht për këtë skemë të paligjshme. Ai hedh në kuti fletën e para-plotësuar, ndërsa fletën që i jep komisioni zgjedhor, e fsheh dhe nxjerr sërish jashtë qendrës së votimit duke e dorëzuar te organizatori. Këtu rifillon cikli, por PD pavarësisht akuzave, nuk ka mundur të vërtetojë me prova asnjë rast.

Përgjigjja e Prokurorisë së Elbasanit

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?