ITALI - Mbrojtësi i Monzës në Serie A, Armando Izzo është shpallur i pafajshëm pasi ndaj tij rëndonin akuzat për 'trukim ndeshjesh dhe pjesëmarrje në organizatë mafioze'.
Gjykata e Apelit në Napoli (kryegjyqtari Giovanni Carbone, gjyqtari relator Alberto Maria Picardi) e liroi Izzon nga akuza e përfshirjes së jashtme në një shoqatë mafioze (me klanin Vinella Grassi të Secondigliano) me formulën 'fakti nuk ekziston' dhe për krimin e mashtrimit sportiv për trukimin e ndeshjes së futbollit. Bëhej fjalë për Modena-Avellino më 17 maj 2014, e vlefshme për kampionatin e Serisë B të sezonit 2014-2015, 'për mos kryerjen e aktit'.
“Jam shumë i kënaqur me vendimin”, tha Armando Izzo pas vendimit, “dhe siç e kam thënë që në fillim, gjithmonë kam pasur besim te drejtësia. Nuk do të ndalem kurrë së falenderuari avokatët e mi Alfredo Capuano, Salvatore Nugnes dhe Stefano Montone, të cilët besuan në mua që në fillim."
Izzo ka një mendim edhe për familjen e tij: 'Falënderoj gruan time Concetta, fëmijët e mi, nënën time dhe babanë tim, i cili u nda nga jeta në moshën 29-vjeçare nga leucemia kur isha vetëm 10 vjeç, të cilët më dhanë forcën për të luftuar edhe këtë betejë. Falënderoj, jo më pak, Monza Calcio, Dr. Adriano Galliani dhe Cavaliere Silvio Berlusconi, të cilët, pavarësisht se ishin të vetëdijshëm për gjyqin tim, gjithmonë besuan në mua", tha ai.
Komente
