PD reagon lidhur me deklaratën e ditës së sotme të Prokurorisë, duke thënë se është e e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.
Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.
Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.
Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim
Në një reagim të parë për të nisur prej viti e gjysmë mbi dyshimet e arsyeshme se PD ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017, prokuroria e Tiranës zbulon dy letër porositë që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia.
Ajo thotë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin në këtë vlerë të madhe duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh.
Komente

O Lulash(lexo Zgjyrash) Barra e proves bie mbi te pandehurin Lulzime Basha te vertetoje burimin legal te ketyre parave. Ndryshe Reci te pret. Po kercasin byzylyket o Lulash Sumcja.
PërgjigjuO bo bo filluan këta këllirat me sulmet Politike.. Po pse America që ju ka dërguar për ti verifukuar është e PS??? Plehra njerëz nuk dilni dot asnjëherë mbi interesat tuaja të ngushta personale. . MOS gjefshi vendi varri në atë tokë që po e stermundoni aq shumë!!
Përgjigju