Politikë

Akuzat se Majko u përgjua për pazare elektorale/ Meçe: 3 faktet që hedhin poshtë pretendimet e Berishës, përgjimi nuk ekziston

8 Janar, 18:17| Përditesimi: 8 Janar, 19:27

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetin socialist Pandeli Majkon se është përgjuar nga SHISH duke bërë pazare elektorale në Kukës. Por, për analistin Arben Meçe këto pretendime të Berishës nuk qëndrojnë dhe ai ndan në Report Tv, 3 pika që hedhin poshtë pretendimet e Berishës.

Sipas Meçes, SHISH nuk mund të përgjojë një person me imunitet. Meçe thotë se SHISH nuk ka rol në hetime dhe nuk bashkëpunon me organet hetimore, ndaj edhe një regjistrim i tillë, nëse do të ekzistonte, do të qëndronte vetëm në arkivat e SHISH. E për rrjedhojë, analisti thotë se ky përgjim edhe nëse do ekzistonte nuk mund të përdorej si provë ligjore apo të dërgohej në SPAK.

“Sipas legjislacionit shqiptar, çfarëdolloj regjistrimi dhe ai që është me vendim gjykate, jo më SHIK, kur ka një person me imunitet ndërpritet regjistrimi. Nuk lejohet. Së dyti, SHISH nuk operon në asnjë linjë të legjislacionit shqiptar me organet e hetimit. Edhe sikur ta ketë regjistruar, mbetet në arkivat e SHISH dhe është i paligjshëm për tu depozituar. Së treti, nuk ekziston strukturë e SHISH, i cili një regjistrim që e bën e çon në SPAK. Nuk mund ta çojë në SPAK se nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore që e pranon në SPAK”, tha Meçe në Report Tv.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Meçe ngre pyetjen pse Berisha nuk e ka bërë publik këtë përgjim të pretenduar, për të cilin tha se Majko ka dosjen në SPAK. Meçe i cilëson këto akuza si të dhëna halucinative dhe të improvizuara, duke nënvizuar se janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe faktet

“Nëse Berisha sot, në një përgjegjësi politike dhe penale, nxjerr në opinionin publik atë regjistrim, çfarë efekte politike do kishte ky regjistrim. Do kishte efekte jashtëzakonshme, pse Berisha nëse e disponon nuk e ka nxjerrë deri më sot. Sepse po përdor skemën e vet të intimidimit politik, apo se ka mbajtur peng Majkon për ta infiltruar brenda PS, apo për synimet tij kriminale. Pse nuk e ka nxjerrë. Berisha nuk lë gjë pa nxjerrë përmes qytetarit dixhital dhe lë këtë pa nxjerrë. Nuk e ka, se në fillim thash që nuk është ligjor, nuk ekziston.

Dalin të gjithë në studio që mbi këtë fakt të improvizuar, sheshin një skenë të improvizuar. E nxori oficerin e çoi në SPAK, SPAK e kundërshtoi, të gjitha veprimet janë antiligjore. Fakti nuk ekziston, i dhënë në mënyrë halucinative”, tha Meçe.

Pas këtyre akuzave, deputeti Pandeli Majko i kërkoi zyrtarisht Shërbimit Informativ Shtetëror ta informojë nëse ai ka rezultuar në ndonjë përgjim të këtij institucioni, siç kreu i PD-së, Sali Berisha e akuzoi publikisht se del në biseda për blerje votash.

Ora 18:30
Meçe: Krimineli Berisha vrau 4 persona më 21 janar e 26 të tjerë në Gërdec, duhej të ishte në burg

Analisti Arben Meçe i ftuar në Report Tv, thotë se ish-kryeministrit Sali Berisha duhej të ishte në burg pasi është përgjegjës për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar dhe masakrën e Gërdecit.

Meçe thekson se Strasburgu urdhëroi hetim për 21 janarin duke thënë se qartë se është krim shtetëror.

“Krimineli Berisha ka vrarë 4 veta, nuk është në burg. Krimineli Sali Berisha ka hedhur në erë Gërdecin, krimineli Berisha nuk është në burg. Ka vjedhur provat e shtetit shqiptar, krimineli Berisha nuk është në burg. I them SPAK përse të vërtetat halucinative të Berishës duhet të kalojnë në SPAK, ndërkohë të vërtetat e mia që janë fakte historike, vrasja e 21 janarit është e gjykuar nga Strasburgu. Strasburgu të ka thënë e ke vrarë. Halucinanti thotë që u zbatua ligji, prandaj u vranë. Nëse do zbatonin ligjin sot, Noka që hodhi poshtë kapelën e shteti shqiptar, goditi me grusht, duhej të ishte në burg. Nëse një qytetar godet policin, kalon në burg mbi 10 vjet. Kjo e Nokës nuk quhet.

Të anatemosh dhe drejtësinë e pavarur, që ka mbështetje nga amerikanët, anglezët, nga të gjithë aleatët strategjikë, dhe këtë ta shpallësh SKAP-i partisë”, tha Meçe në Report Tv.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?