Anëtarja e KPK, Etleda Çiftja

Apeli i GJKKO-së konfirmon vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për anëtaren e KPK-së! Etleda Çiftja shpallet e pafajshme, bien dy akuzat ndaj saj

12 Janar 2023, 15:26| Përditesimi: 12 Janar 2023, 16:34

  • Share

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë të dhënë në 16 shtator të vitit të kaluar ku anëtarja e KPK-së, Etleda Çiftja u shpall e pafajshme përkundër akuzave që rëndonin ndaj saj për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

“Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë 16.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”-thuhet në vendimin e publikuar nga Apeli i GJKKO-së.

Kujtojmë se pas vendimit të dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë, SPAK e ankimoi duke kërkuar dënimin me një vit burg, konvertuar në shërbim prove për Çiftjan pasi e akuzon për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë pasurie. Sot Apeli i GJKKO-së me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), ka liruar nga të dyja akuzat anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?