Pasojat e sulmit terrorist në Nicë, Francë

Kronikë

Akuzohej se furnizoi me armë terroristin e Nicës, shqiptari vetëvritet në burgun e Francës/Emri

12 Qershor 2018, 18:19| Përditesimi: 12 Qershor 2018, 18:32

  • Share

U arrestua si personi i dyshuar që kishte furnizuar me armë zjarri autorin e sulmeve terroriste në Francë, korrikun e 2016-ës, shqiptari i jep fund jetës në burgun francez. Viktima është Aleksandër Hasalla, 38-vjeç, i cili vuante dënimin në Francë.

Autoritetet franceze e akuzonin atë se i kishte dhënë armë zjarri automatike terroristit Mohamed Bouhlel. Ky i fundit rrëmbeu një kamion dhe hyri me të në mes një një turme njerëzish, ndërsa më pas qëlloi edhe me kallashnikov, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave si dhe u plagosën 450 të tjerë. 

38-vjeçari shqiptar i ka dhënë fund jetës në burgun e Fleury-Mérogis në Francë, duke u vetëvarur.Hasalla ishte akuzuar se i kishte siguruar terroristit një kallashnikov dhe një pistoletë automatike. Ai ishte një emër i njohur për autoritet franceze, pasi në të shkruarën ishte arrestuar edhe për vjedhje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?