Kronikë

Akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës: S'u gjetën prova

5 Mars, 10:32| Përditesimi: 5 Mars, 17:31

  • Share

TIRANË- Pushohet çështja në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun socialit të Libohovës, Leonard Hide, të cilin SPAK e akuzonte se lejoi kultivimin e kanabisit në 2021, gjatë kohësh kur shërbente si shef Krimesh. Por në seancën paraprake të ditës së sotme, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e pushoi çështjen ndaj Hidës dhe Besnik Lilës, Hajdin Musarajt, Edmond Lates, Maringlen Dine dhe Geraldo Nela, pasi nuk vërtetohej se kishte kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

SPAK e akuzonte Hiden për shpërdorim detyre në kohën kur mbante funksionin e Shefit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, lidhur me kultivimin e kanabisit.

Operacioni për të cilin akuzohej Hide, nisi në datën 01.09.2021 ku janë zbuluar disa plantacione droge me qindra bimë narkotike. Më ndërhyrjen nga Tirana, u konstatua se disa kontrolle nga policia lokale ishin shmangur, ndërsa në rrugë informative mbërrinin të dhëna për bashkëpunim me policinë.

Hetimi u krye nga ish-Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria Gjirokastër. Prokuroria e Gjirokastrës regjistroi procedimin penal, por më pas shpalli mos-kompetencë duke ia kaluar SPAK-ut.

Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?