Daniel Afedoaei, Donatel Dodaj, Gentjan Dodaj

U kapën në Irlandë me 60 kg kokainë me vlerë 4 mln €, 2 vëllezërit shqiptar dhe rumuni lihen në paraburgim! Njëri prej tyre mbulon fytyrën kur shkon në Gjykatë

9 Gusht 2023, 12:54| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 13:09

  • Share

Para gjykatës irlandeze, janë paraqitur dy vëllezërit shqiptarë dhe një shtetas rumun që akuzohen për posedimin e 60 kilogramëve kokainë, ku vlera e saj kapte mbi 4 milionë euro.

Bëhet fjalë për Gentjan Dodaj, Donatel Dodaj dhe Daniel Afedoaei, për të cilët gjykata vendosi masën me paraburgim, raporton media vendase.

Mediat e huaja kanë publikuar disa foto ku duket se Gentjan Dodaj, 39 vjeç, mbërriti në seancë dëgjimore me një triko në kokë, duke u munduar që të mbulonte fytyrën. Ai nuk foli gjatë seancës.

Ndaj tij u paracaktua një avokat i shtetit pasi Dodaj kohët e fundit kishte nisur një biznes dhe kishte mbetur pa para.

Për vëllain e tij, Donatelin, 22 vjeç u kërkua një përkthyes. Avokatja e tij tha se klienti i saj kishte mbërritur katër javë më parë në Irlandë dhe se banonte me vëllain.

Ndërkohë sekuestrimi i kokainës u bë pas informacioneve inteligjente ndaj një personi që dyshohej i përfshirë me krimin e organizuar. Të gjithë të arrestuarit do të dalin javës tjetër në gjyq, më 14 Gusht, por ndaj tyre nuk u aplikua masa e lirimit me kusht.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?