Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar vendimin e gjykatës se shkallës së parë për punonjësit e policisë, të cilët u lanë me masën e sigurisë "arrest shtëpie" pasi dyshohen për shpërdorim detyre për disa tendera të vegjël.
Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të liroje shtatë shtetasit që kanë ankimuar në apel nga 13 që ishin ne total.
Kështu, kryekomisari Saimir Rrustemi është lënë me masën e sigurisë "detyrim paraqitje" bashkë me gjashtë punonjës të tjerë të policisë si dhe shtetasin Paulin Prendi.
Vendimi nga apeli u dha ditën e sotme. Gjatë masës së sigurisë në gjykatën e shkallës së parë, një grup qytetarësh shkodranë protestuan kundër arrestimit të kryekomisar Saimir Rrustemi, i cili fillimisht u la me masën "arrest shtëpie" nga shkalla e parë. Ditën e sotme apeli e rrezoi këtë vendim duke liruar kryekomisar Saimir Rrustemin me masën "detyrim paraqitje".