Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi akuzohen për dhunë në familje. Policia bën me dije se ka arrestuar 26-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe një 33-vjeçar, pasi ka goditur me grushte, vëllain e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin I. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-arrestuan shtetasin A. D., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, vëllanë e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
