Policia e Kosovës

Kosova & Rajoni

Akuzohen për krime lufte/ Ndalohen tre persona në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 ishin gardianë në burgje

22 Prill, 11:15| Përditesimi: 22 Prill, 11:28

  • Share

Tre persona janë arrestuar të dyshuar për krime lufte kundër civilëve gjatë viteve 1998-1999.

Arrestimet kanë ardhur pas një periudhe të gjatë hetimore. Autoritetet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar fillimisht dy të dyshuar në qytetin e Lipjanit, në dy lokacione të ndara.

Në vazhdën e operacionit, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë në qytetin e Prishtinës.

Të dyshuarit akuzohen për përfshirje në krime lufte kundër civilëve, konkretisht për keqtrajtim, rrahje dhe torturim fizik e psikik të të ndaluarve shqiptarë gjatë periudhës së luftës.

Ata gjatë kësaj periudhe shërbenin si gardianë dhe zyrtarë në Burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

“Komuna e Prishtinës dhe  Lipjanit / 1998-1999. Lidhur me rastin  pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale tre të dyshuarit dërgohen në qendër të ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?