Petruzella, Taçi dhe Zummo

Akuzohen për pastrim parash, kunati dhe shoferi i Rezart Taçit lihen në burg! Gjykata refuzon t’i lirojë, ish-bosi i naftës ende në arrati

26 Janar 2022, 15:45| Përditesimi: 26 Janar 2022, 15:49

  • Share

Gjykata e Tiranës ka refuzuar të lirojë shoferin dhe kunatin e ish-bosit të naftës Rezart Taçi. Burime bëjnë me dije se Artur Balla dhe Bledar Lilo kishin bërë kërkesë për zëvëndësimin e masës së sigurisë, ndërsa Gjykata i ka lënë në burg.

Kunatin dhe shoferin e ish-bosit të naftës Rezart Taçi, SPAK po i heton në cilësinë e të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal të pastrimit të 18 milion eurove.

Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.

Balla dhe Lilo ndihmonin italianët me lëvizjet e tyre në Shqipëri  dhe bënin transfertat e parave sipas porosive që u jepte Rezart Taçi, i cili është në kërkim nga policia.

Këto para sipas SPAK, i përkasin bosit të Cosa Nostrës Francesco Zummo, ndaj të cilit antimafia italiane ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për llogari të këtij hetimi. 

Kujtojmë se gjatë seancës së fundit në GJKKO, Balla dhe Lilo pretenduan se nuk kanë pasur lidhje me paratë dhe se nuk kanë bërë transferta bankare, por vetëm kanë shoqëruar italianin Francesco Zummo.

Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv 18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në një llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, po SPAK e ka bllokuar operacionin.

Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shumës. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino dhe ishin pjesa e pasurisë 150 miliona euro te Francesco Zummo ta konfiskuar nga gjykata italiane si te ardhura të Cosa Nostra.

Skema e pastrimit të parave ku ishin përfshirë ish-bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo, u zbulua nga SPAK pas hetimeve disa mujore.

Komento

Komente

  • Turi: 26/01/2022 16:52

    Kush vjedh leket e popullit duhet te marre nje ndeshkim te rende qe te behet shembull per te gjithe maskarenjte qe vjedhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?