TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa “arrest në shtëpi” kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje e paligjshme e pyjeve.
Ndaj kryebashkiakut socialist Byberi dhe vartësit Kërrnaja, togat e zeza vendosën masën e detyrimit për paraqitje, 1 herë në muaj. Sipas avokatëve, ndaj kryetarit dhe nënkryetarit kishte mbaruar afati 6 mujor i masës së sigurisë duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Mimoza Margjekës.
Sipas prokurorisë, rezulton se drejtuesi i Bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugëve me një gjatësi 3.2km, e cila në pjesën dërrmuese kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh”.
Pokuroria thotë së “Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”.
Më 24 korrik, GJKKO nuk arriti në një vendim për kalimin në gjyq të dosjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe zëvendësit të tij Abedin Kërrnaja. Gjyqtarja Irena Gjoka i la detyra prokurorit Elvin Gokaj që deri me datën 3 dhjetor të pyesë ekspertët që kanë hartuar aktin mbi vlerësimin e dëmit 2.7 milionë euro.
Më 4 mars SPAK-u kishte mbyllur hetimet për rastin dhe kaloi dosjen për gjykim. Më 12 shtator 2024, GJKKO kishte miratuar kërkesën për masën e sigurisë "arrest shtëpie" ndaj dy zyrtarëve vendorë socialistë, ndërsa sot vendosi lirimin nga rresti shtëpiak.
Kliko për të parë dokumentin e plotë
Komente

E moj drejtesi e dhjere , personat qe I kane bere dem shtetit privilegjohen , ndersa ata qe e ndertuan futen ne burg pa prova .Kjo eshte srejtesia qe duam ? Vete prokuroret dhe gjyqtaret jane personat qe me vendimet e gabuara po krijojne pa kenaqesi ne popull , kerkojne me çdo kusht shkaterimin e reformes ne drejtesi .
Përgjigju