Foto ilustruese

Kronikë

Akuzohen për shpërdorim detyre, Gjykata lë në burg 5 efektivët e komisariatit të Maliqit dhe të Korçës! 2 janë pezulluar nga detyra

21 Dhjetor 2020, 09:18| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 09:42

  • Share

Gjykata lë në burg 5 efektivë të rendit nga komisariati i Maliqit dhe i Koçës, të cilët janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Në burg janë lënë efektivët e rendit: Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Cekici. 

Ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat.

Seanca u zhvillua ditën e sotme në orën 08:15 ku përfundoi vetëm pak minuta më parë. Të gjithë efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë favorizuar biznese që prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme.

Përgjimi i telefonave ka zgjatur mbi 1 muaj dhe ka nxjerrë 7 efektivët e përfshirë. Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e qytetit në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA).

Sipas SHÇBA, dyshohet se policët kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?