Katër punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.
Ky procedim vjen pasi 39-vjeçari S.T, në kodrat e fshatit Zharrëz e kanë lejuar për të gërmuar dhe shpërdoruar tokën, për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës
Policia bën me dije se janë vënë në hetim penal shtetasit A. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.
Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.
D. L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos.
L. P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.
Këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T.