Foto ilustruese

Akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore, arrestohen 2 shqiptarë në Belgjikë

15 Nëntor 2022, 17:14| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 17:17

  • Share

Dy shqiptarë në Belgjikë, një 34-vjeçar dhe një 44-vjeçar janë arrestuar pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore.

Mediat vendase shkruajnë se 2 shqiptarët kishin qëllim të lundronin nga Mbretëria e Bashkuar në bregdetin belg me gomone, më të cilën do të transportonin dymbëdhjetë emigrantë.

Ata u kapën në plazhin e De Panne, në fund të tetorit pas një bashkëpunimi midis autoriteteve policore britanike dhe Policisë belge. Megjithëse, të dy të arrestuarit kanë pohuar para gjykatës se ndodheshin aty për të peshkuar.

Me kërkesë të mbrojtjes, çështja u shty për 15 nëntor. Dhoma e këshillit në Bruges vendosi që dy shqiptarët të qëndrojnë në paraburgim.

"Ata tani do të merren përsëri në pyetje," tha avokati i dy shqiptarëve  Anthony Demol.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?