Akuzohen për veprimtari spiunazhi, Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë

24 Shtator 2020, 13:51| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 13:53

  • Share

Bullgaria ka dëbuar dy diplomatë rusë, të akuzuar për spiunazh dhe u ka kërkuar atyre që të largohen nga brenda 72 orëve nga vendi - kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme e Bullgarisë. 

Prokurorët shtetërorë, me kërkesë të Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare, e cila ka dyshuar se këta dy persona kanë mbledhur informacion sekret rreth planeve të Bullgarisë për modernizim të ushtrisë, kanë nisur hetimin ndaj dy diplomatëve.

Gjithsesi diplomatët në fjalë nuk mund të ndiqen penalisht për shkak të imunitetit diplomatik.

“Qëllimi i tyre ka qenë që të transferojnë informacion të mbledhur, duke përfshirë sekrete shtetërore te inteligjencës ushtarake të Rusisë në Moskë”, - kanë thënë prokurorët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?